Zbulimi

A është i mundur turizmi në Hënë?

Elon Musk i SpaceX ka zbuluar se kompania private e udhëtimeve hapësinore ka në plan të çojë dy turistët e parë në një udhëtim jashtë planetar që do i çojë udhëtarët deri mbrapa hënës, e pastaj sërish në Tokë.

Kemi parë shumë herë në filmat fantashkencë njerëz që jetojnë në Hënë, krijojnë pallate të mëdha etj. Tashmë turizmi në Hënë nuk është më fantashkencë. Elon Musk i SpaceX ka zbuluar se kompania private e udhëtimeve hapësinore ka në plan të çojë dy turistët e parë në një udhëtim jashtë planetar që do i çojë udhëtarët deri mbrapa hënës, e pastaj sërish në Tokë. 


Udhëtimi mendohet të zgjasë një javë dhe të kryhet në pjesën e dytë të vitit 2018. Elon Musk ka treguar se dy udhëtarët kanë preferuar të mbeten anonim për momentin, por ka zbuluar se ata nuk i përkasin Hollivudit dhe as janë pilotë. 


“Udhëtimi nuk është pa rrezik”,- ka rrëfyer Musk. “Ne po mundohemi ta minimizojmë çdo rrezik, por nuk do të jetë zero”. Dy turistët e parë të hapësirës do jenë vetëm në mjetin hapësinor të SpaceX. Deri në kohën e nisjes ata do i nënshtrohen trajnimeve shumë intensive. Sipas Musk, ata e kanë depozituar një shumë të mirë për të prenotuar udhëtimin i cili do të zgjasë diku midis 300.000 dhe 400.000 miljesh.

2,487 Lexime
7 vjet më parë