12 fakte interesante për shtetin që ka një dentist!
Fakte interesante për shtetin që ndodhet vetëm 13 kilometra larg Evropës dhe po shndërrohet në destinacion turistik
Në vitet e fundit ky vend po shndërrohet në një prej destinacioneve më të preferuara turistike prandaj, është koha të dini më shumë për të. Bëhet fjalë për Marokun.
1. Maroku ndodhet vetëm 13 kilometra larg Evropës.
2. Ngjyra e pikëllimit është e bardha. Kështu, gratë e veja marokene vishen në të bardha, përgjatë 40 ditëve pas vdekjes së burrit.
3. Marokenët e konsiderojnë sjellje të pahijshme prekjen e ushqimit me dorën e majtë, ndërsa fyrje nëse refuzoni copën e ofruar të mishit.
4. Paratë në këtë vend shpesh i quajnë dhe me emrin “wusakh d-dunya”, që në përkthim të lirë do të thotë “ndyrësira e botës”.
5. Maroku është eksportuesi më i madh i sardeleve në botë.
6. Xhamia Hasani II është xhamia e shtatë më e madhe në botë ndërkaq, për ndërtimin e saj, përgjatë pesë vjetëve, kanë punuar mbi 30.000 vetë.
7. Mëlçia, dhe jo zemra, konsiderohet si simbol i dashurisë në Marok.
8. Maroku ka vetëm një dentist të licencuar në 8.000 banorë, prandaj për të nxjerrë një dhëmbë shpesh duhet të kërkosh ndihmë në “tregun e zi”.
9. Maroku është i vetmi shtet afrikan që nuk bën pjesë në “Unionin Afrikan”.
10. Sporti më i popullarizuar në këtë vend është futbolli, ndërsa kombëtarja e këtij shteti njihet me emrin “Luanët e atlasit”.
11. Në Marrakesh, që shpesh quhet dhe qyteti i kuq, mbrojtja nga dielli është e domosdoshme, madje edhe gjatë dimrit.
12. Ushqimi nacional në Marok quhet ‘seksou’, kështu që nëse dikush ju bën ftesë për të mos hezitonita pranoni.
Vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane
Gjuha shqipe, ndër tre gjuhët më të vjetra në botë
Sporti më i popullarizuar në të gjithë botën