REFLEKTIM

Situata post karantinim, Denada Toçe: Si mund t’i rikthehemi jetës së mëparshme?

Ne do të duhet të mësohemi me të vërtetën se kemi ndryshuar, por mënçuria më e madhe që do ta përkthejë të gjithë këtë në një zhvillim të madh, është të mësojmë nga kjo përvojë dhe të përqafojmë vlerat e pakthyeshme. Mësimi nga pësimet, është më i shëndetshëm se pësimi nga padija!

Të qëndrosh në izolim me qëllimin e mirë për të ndihmuar në një prej çështjeve më të rëndësishme që po përjeton bota në këtë kohë pandemie, ishte një zgjedhje e lehtë, edhe pse me shumë sfida dhe të papritura. Ne përjetuam situata të reja, disa të pazakonta në familjet tona, duke ndjerë nevojën e domosdoshme të kontaktit social dhe të dinamikave që ofron jeta jashtë, me natyrën dhe njëri-tjetrin. Por shumë shpejt ne po rivendosim kontaktet me botën jashtë. Shumë natyrshëm, karantinimi do të mbarojë dhe dilema tjetër me të cilën po haset njerëzimi, është ripërshtatja me jetën jashtë izolimit. 


Në këtë ngjarje madhore që njerëzimi kalojë, u përballë me një traumë kolektive të përballjes me vdekjen. Jehona e nje fenomeni me të panjohura, ngjalli ankth dhe dyshime, pasiguri dhe deshpërim. Te fëmijë solli shqetësimin për të kuptuar më shumë, shoqëruar me ankth, sjellje problematike, vështirësi në të ushqyer ose ushyerje e tepruar, etj. Te të rinj përveç këtyre si më sipër, shoqëruar edhe me pagjumësi dhe luhatje të humorit. Te të rriturit solli një ankth edhe më të madh, përgjegjësi dhe humbje kontrolli ndaj një situate që duket se po kontrollonte botën. Te të vjetërit përballaja ishte e drejtpërdrejt me vdekjen. Duket si një pritje e pashmangshme me diçka të parakohshme për ata të cilët preferojnë të qëndrojnë ende mes nesh, sepse padyshim që koha nuk ka ardhur. Mosha e tretë, si brezi i një pasurie dhe trashëgimie intelektuale dhe kulturore, është në luftë të përditshme deri sa edhe individi i fundit në këtë tokë të shërohet nga ky baldoz i jetës. 


Duket sikur situata e daljes nga një dinamike si kjo, ku kanë mbizotëruar emocionet e frikës dhe dëshpërimit, të jetë me e mbarsur me nota pozitive. Sigurisht që kështu duhet të jetë, por në fakt nuk është e lehtë të rifillosh jetën atje ku e le, për shumë arsye, qofshin këto praktike ashtu edhe emocionale apo mendore. E vërteta qëndron se ne nuk jemi më si më parë. Emocionet tona kanë ndryshuar në këtë periudhë. Ato janë bërë ndoshta më të forta për disa, por për disa ato janë bërë edhe më të brishta. Gjatë kësaj kohe, mijëra janë njerëzit të cilët iu janë drejtuar edhe profesionistëve psikologë për të marrë shërbim të dedikuar për vështirësitë psiko-emocionale që po përjetojnë. Mendoj se mendimet tona rreth jetës, punës, të ardhmes, ekonomisë, etj, kanë ndryshuar. Sot, sfida më e madhe, që solli shumë dëshpërim në familjet tona, është prekja ekonomike. Nuk është e lehtë të përballesh me një sfidë si kjo. Të mëkëmbesh ekonomikisht, sidomos kur ke një sipërmarrje të vogël apo të madhe, është një stres që kërkon kohë të shërohet. Madje do të duhet të përballesh edhe me humbjen. Pritshmëritë e pak muajve më përpara ishin tërësisht të një tjetër natyre. Planet ishin me ne dhe na shoqëronin drejt zhvillimeve të reja, por sot kemi mbarsur traumën e përmbysjes së planeve dhe mbi të gjitha të ëndrrave, të shpresave dhe pse jo edhe të dështimit përfundimar për disa prej nesh. Kjo na mësojë të përballemi me vizione më afatgjata, të cilat zënë vend planet C, D, E… 


U bë një kohë e gjatë që fëmijët nuk po takohen mes-njeri-tjetrit, dhe me takime nuk e kam fjalën online, kjo frazë kaq e urryer e ketyre kohëra për mua, dhe kaq e dashur e këtyre kohërave të pazakonta. Këtu e kam fjalën për ato takimet kur të vëgjëlit nduken dhe token, të shpenguar rroken dhe luajnë mes njeri -tjetrit pa ndrojen se mos bëhet “armë” për shoku-shokun. Shkollat e mundësonin më së miri këtë kontakt, ndaj mungesa ka qënë e madhe. Edhe pse duket si një pushim i gjatë dhe i pëlqyer për disa prej fëmijëve, ju premtojë se vetëm dukja e gjithë kësaj, është një pushim në botën e përrallave, pasojat janë më lënduese seç duken.


Pra, situata post-karantimin është më sfiduese sesa vet karantinimi. Ripërshtatja me këtë dimension përvoje të mbarsur, është një mënyrë e dhimbshme për të kapur të tashmen dhe të nesërmen. Unë preferojë që njerëzimi të fokusohet tek e tashmja, tek ajo të cilën me siguri e kemi dhe po e përjetojmë. Të përfitojmë te dita që na dha “lirinë” e munguar të këtyre ditëve dhe të rindërtojmë me hapa të vegjël të nesërmen. 


Ne kemi ndryshuar, por me këtë ndryshim uroj të kemi mësuar disa vlera të cilat janë themelore për bashkëjeten në këtë tokë:


- Vlera për njeri-tjetrin dhe kontakti human. Të mos harrojmë të takojmë nga afër njeri-tjetrin. T’i japim përqafimet më të ndjera dhe të bëjmë një pushim të dedikuar javor apo edhe ditor po deshët ju nga jeta virtuale, e cila na solli pranë, por nuk na bashkojë asnjëherë. 


- Vlera për tokën, natyrën. Të kujtojmë çdo ditë se prodhuesi më i madh i jetës është toka, natyra. Shtëpia më e madhe që njeriu ka është natyra. A e dinit ju se natyra do të futej në një cikël të pakthyeshëm këtë vit sipas studimeve shumë të rëndësishme, nëse njerëzimi nuk do të ndalonte abuzimin e tij me burimet dhe dëmtimin e saj? Sigurisht që shumë pak prej nesh janë aktiv të mendojnë çdo ditë në mënyrë kaq makro, por rezultatet janë të qarta. Natyra na tregoi se mund të dhurojë emocione jete shumë të mëdha, nëse ne e respektojmë që ajo të jetojë. Ajo mund të bashkëjetojë me ne në paqe, nëse e lejojme që ajo të shfaqë kaq mrekullueshëm rigjenerimin e saj në ciklin më magjepsës që ajo ka, ndryshimi dhe riprodhimi. Sot shikojmë se peshqit janë shumuar, kafshët e tjera gjithashtu. Shumë prej tyre kanë vizituar qytetet, tokën që qindra apo mijëra vite më parë iu takonte atyre. Gjelbërimi është shtuar, uji është kulluar, ajri është pastruar dhe si rrjedhojë vrima e ozonit është mbyllur. A nuk janë të gjitha këto arsye për të menduar se i paskemi shërbyer shumë mirë natyrës dhe si rrjedhojë jetës sonë? Kjo është një provë shumë e mirë se ne mund t’ia dalim dhe unë propozoj që mbas kësaj, e gjithë bota të ndalet për fare pak kohë, një herë në vit, në kujtim të kësaj përvoje me natyrën dhe kjo nismë e njerëzimit të quhet: “Takim me Tokën!”.


- Vlera për familjen. Ne mësuam se sa shumë vlerë ka të kalosh kohë me fëmijët dhe me njerëzit e dashur. Se sa shumë na mungojnë prindërit tanë të cilët janë bërë gjyshërit e fëmijëve tanë. Sa vlerë ka ndihma e tyre, qoftë edhe për të qenë prezentë në jetën tonë. Nuk mund të kuptoja se si një izolim si ky të më pengonte të takoja njerëzit që i dua më shumë këtu në tokë, prindërit. Por sot mësova se vlera e tyre është e pashoq edhe pse rruga për ta mësuar ishte e ashpër. 


- Vlera për paranë. Jeta moderne shpesh na fton të tundohemi edhe në shpenzime vanitoze apo lakmi primitive. Mendoj se vlerën e parasë do të duhet ta konsiderojmë si vlera për mundin dhe jetën që njeriu bën për të vazhduar drejt arritjes së qëllimeve të mira për veten dhe familjen. Vlera e parasë duhet respektuar se si ajo mund të shpëtojë shumë herë më tepër jetë njerëzish se familja e gjithësecilit. Kur paraja merrë edhe vlerë humane, kjo e kalon qëllimin personal të saj, dhe merrë akoma më shumë vlerë në jetën tonë të gjatë dhe kaq të shkurtër këtu në tokë. 


- Vlera për jetën. Të mendosh se takimi me vdekjen nuk ishte dhe aq i frikshëm, është një mënyrë e mirë për të parë se ajo është pjesë e natyrshme e kësaj jete. Ndoshta nuk mund të ndodh tani dhe nuk ka pse të ndodh sepse ne jemi këtu për një arsye më të fortë sesa vdekja, por takimi me të na mundësojë të vlerësojmë se jemi gjallë. Se kemi një dhuratë kaq të vyer në dorë dhe se do të duhet ta vlerësojmë dhe shfrytëzojmë më me kujdes. Do të duhet të tregojmë shumë herë më tepër respekt dhe ta trajtojmë me kujdes këtë pasuri të vyer. 


- Vlera për dijen. Shpëtimtari i shpirtërave dhe mendjeve tona, në të gjitha kohërat e dëshpërimit, si luftërat apo fatkeqsitë, është dija dhe dëshira për ta pasuruar çdo ditë. Atë nuk mund ta rrëmbejë dhe izolojë askush dhe asnjë gjë. Njeriu pranë dijës është i sigurt të mos përhumbet në injorancën e dhimbshme dhe më vrastare se virusi apo vdekja. Shija e fjalëve të një libri, është më e mira nga të gjithë shijet e ushqimit që provuam nga eksperimentet e gatimeve të këtij karantinimi. Aty ne dolëm nga izolimi dhe e lam pas gjithë jetën absurde dhe frikën e të panjohurës, duke i dhuruar vetes një udhëtim, si më të bukurin që kishim bërë ndonjëherë.  


Ndoshta njeriu do të vendoset sërisht në rutinën e jetës së përditshme dhe të gjitha këto do të rimarrin dimesionet e mëparshme, por janë disa gjëra të cilët nuk kanë pse kthehen më si më parë. Ne do të duhet të mësohemi me të vërtetën se kemi ndryshuar, por mënçuria më e madhe që do ta përkthejë të gjithë këtë në një zhvillim të madh, është të mësojmë nga kjo përvojë dhe të përqafojmë vlerat e pakthyeshme. Mësimi nga pësimet, është më i shëndetshëm se pësimi nga padija!



Nga: Drnt. Denata Toçe


© Portali Shkollor .Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,964 Lexime
4 vjet më parë