Emrat e rinj të KKAP

Zgjidhen gjashtë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar

Me propozimin të MASR, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, të cilët janë përzgjedhur me konkurrim publik.Anëtarët e përzgjedhur janë personalitete të njohura për kontribute në fushën e arsimit e të shkencës dhe në jetën publike.

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë  me propozim të MASR, ka miratuar vendimin për 6 anëtarët e rinj që do t’i bashkohen Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar. Këta anëtarë janë përzgjedhur në bazë të konkurrimit publik. 


Gjatë anëtarët e rinj janë: 

a) Znj. Klodeta Dibra;

b) Znj. Majlinda Ziu;

c) Znj. Anila Paparisto;

ç) Znj. Lura Turhani;

d) Znj. Mimoza Oktisi;

dh)Znj. Natasha Poroçani.


Anëtarët e përzgjedhur për të qenë pjesë përbërëse e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar janë personalitete të njohura për kontribute në fushën e arsimit e të shkencës dhe në jetën publike. 


Kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar duhet të përmbushnin disa kritere sipas Udhëzimit nr.36, datë 25.09.2015 “Për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar”.


Këto kritere ishin: 

a. Të jetë shtetas shqiptar.

b. Te jetë i padënuar penalisht, me vendim të formës së prerë të gjykatës.

c. Te mos jetë në kushtet e konfliktit të interesit.

d. Te mos ketë qenë i ndëshkuar më parë me masa disiplinore te natyrës së pezullimit të përkohshëm te ushtrimit të profesionit. 

e. Të ketë jo më pak se 10 vjet përvojë drejtuese dhe menaxhuese në arsimin parauniversitar, si dhe të ketë përvojë pedagogjike në mësimdhënie.

f. Të zotëroje mirë gjuhën angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së (me dëshmi).

g. Të ketë dhënë kontribut prej më shumë se 10 vjetësh ne zhvillimin e arsimit parauniversitar nëpërmjet botimeve, studimeve, vëzhgimeve, analizave e raporteve të kryera.

h. Te ketë marrë pjes6 në simpoziume, kongrese, konferenca ose në kërkime shkencore brenda ose jashtë vendit ne fushën e arsimit parauniversitar. 



Po nga kush përbëhet Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar? 


Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar kryesohet nga ministri dhe përbëhet nga gjashtëmbëdhjetë anëtarë, me këtë përbërje:

a) përfaqësuesi i ministrisë përgjegjëse për financat;

b) përfaqësuesi i ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike;

c) përfaqësuesi i ministrisë përgjegjëse për çështjet e mbrojtjes sociale;

ç) përfaqësuesi i ministrisë përgjegjëse për diasporën;

d) përfaqësuesi i shoqatës së bashkive me numrin më të madh të bashkive;

dh) dy përfaqësues nga partnerët socialë;

e) përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar të Prindërve;

ë) gjashtë personalitete të njohura për kontribute në fushën e arsimit e të shkencës dhe në jetën publike;

f) një përfaqësues nga shoqëria civile;

g) një përfaqësues nga institucionet e arsimit të lartë.


Përfaqësuesit në Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, sipas shkronjave “ë”, “f” dhe “g”, zgjidhen me konkurrim publik”. 




Nanila Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

6,613 Lexime
3 vjet më parë