Zëvendësimi i orëve të mësimit do të nisë në muajin mars
"Nga 1 marsi deri në fund të vitit shkollor mbeten 13 javë mësimore dhe ato nëse do të bëjnë një kalendar të posacëm duke shtuar orë të 6-ta mund të realizojnë programin arsimor për cdo lëndë."
Nga 1 marsi në të gjitha shkollat e vendit do të nisë zëvendësimi i orëve mësimore të humbura si pasojë e mbylljes së shkollave nga epidemia e gripit. Në një prononcim për mediat drejtorja e arsimit parauniversitar Zamira Gjini tha se zëvëndësimi i orëve do të bëhet gjatë ditëve të javës, përkatësisht për sistemin 9-vjeçar do të shtohet ora e gjashtë ndërsa në atë të mesëm do të ketë më shumë se një orë për shkak të ngarkesës.
"Nga 1 marsi deri në fund të vitit shkollor mbeten 13 javë mësimore dhe në këto 13 javë, ato nëse do të bëjnë një kalendar të posacëm duke shtuar orë të 6-ta mund të realizojnë programin arsimor për cdo lëndë. Mundet, për shkollat e mesme të ketë raste të zëvendësimit të mësimit në ndonjë ditë të shtunë, pasi në shkollat e mesme realizohem më shumë orë mësimore në javë sesa në klasat e arsimit bazë", deklaroi Gjini.
Për zv.ministren e Arsimit Nora Malaj procesi i zëvendësimit është normal dhe do të kryhet sipas një kalendari të hartuar nga vetë drejtoritë e shkollave. "Këto orë mësimi do të shtrihen në të gjithë vitin shkollor në mënyrë që të mos ketë problematika dhe që të bëhet analiza e plotë dhe e realizuar sipas cikleve dhe për sistemin bazë dhe atë parauniversitar."
Shkollat u mbyllen që në datën 4 janar si pasojë e epidemisë gripale dhe pritet të hapen në datën 16 janar.
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Kualifikimi i mësuesve sipas udhëzimit të ri
Fondi i pyetjeve për provimin e licencës, për të gjitha profilet