SELFIE, BOTIM I RI

Will Storr rrëfen ç’është “Selfie: Uni i unit”

Ne nuk mund të jemi gjithçka që duam të jemi. Ne jemi kafshë me ‘makineri’ biologjike dhe zotërojmë personalitetin dhe kufinjtë tanë. Hapi i parë drejt të qenit i lumtur është "të pranosh veten dhe limitet e tua".

Çfarë po ndodh tani, kur normat e vetëdëmtimit dhe çrregullimi i trupit dismorfik kanë arritur majat? Në Amerikë, vetëvrasja ka pësuar një rritje këto 30 vitet e fundit. Ka shumë trende shqetësuese në statistika, të cilat po sugjerojnë fuqishëm se diçka toksike po ndodh me shoqërinë apo kulturën tonë. Libri im “Selfie” ka për qëllim të zbulojë përsenë. T’u japë përgjigje këtyre pyetjeve. Çfarë po i sëmurë njerëzit këto kohë? Udhëtimi, në fakt, ka nisur 2000 vjet e gjysmë më parë, në Greqi. Në Greqinë e lashtë ne filluam të kishim individualitetin tonë dhe zbuluam idetë individualiste, të cilat flasin për eksperiencën tonë me botën, sesi u bëmë objekte individualiste. Njëra nga këto objekte është qenia njerëzore. Një nga gjërat më konfuze rreth kulturës është se ajo tregon kush ne jemi. 


Ne e përthithim kulturën tonë. Ajo na paracakton mënyrën sesi ne e shohim botën. Sapo më erdhën këto ide, përgjigja ime e menjëhershme ishte ‘ky nuk është individualizëm, është thjesht natyra njerëzore dhe eksperienca e saj me botën’. Kështu nisa të lexoja studime të arrira psikologjike, të cilat krahasojnë eksperiencën e njerëzve nga perëndimi, nga Amerika, Kanadaja në Angli, të cilët kishin këtë trashëgiminë greke. Njerëz nga Azia lindore, nga vende si Kina apo Japonia, të cilët kanë formimin dhe prirjet Konfuciste (ndikuar nga Konfuci), e cila nuk është edhe aq individualiste, por kolekive, pasi besojnë se bota është e krijuar nga një shumësi forcash që nderveprojnë. 


Fëmijët Kanadezë përfshijnë pak gjëra në vizatim, krahasuar me fëmijët Japonezë, të cilët pikturojnë shumë më tepër objekte, nëse u kërkohet një vizatim dhe kanë tendencën të vizatojnë horizontet më lart, gjë që e shohim edhe në artin aziatik shekuj më parë. Kjo do të thotë që ne e përfaqësojmë kulturën tonë në një mënyrë shumë të thellë. Kultura është më shumë se librat apo gazetat që lexojmë. Ajo bëhet pjesë e jona, e identitetit tonë. Ndaj ç’po ndodh me kulturën tonë, që po sjell kaq shumë shqetësim tek njerëzit? Ne jetojmë nën idetë e neoliberalistëve. Dhe neoliberalizmi është konsideruar si një nga format më individualiste. Ka lindur në fund të viteve 70-të dhe në fillim të viteve 80-të, si përgjigje ndaj kaosit ekonomik në perëndim dhe përgjigja për të dalë nga kjo situatë është të zhvishemi nga të gjitha mbrojtjet nga shteti, kështu shteti i mirëqenies u ndërpre menjëherë, bizneset u çliruan nga përgjegjësia e të kujdesurit për njerëzit. 


Idea e së gjithës është se duhet të jemi më konkurues me njëri tjetrin. Shumë njerëz, përfshirë edhe mua, kanë jetuar nën idetë e neoliberalizmit. Ashtu si kanë bërë grekët e lashtë, apo Kinezët me konfukcizmin, ne i kemi përthithur këto ide. Nëse i bëjmë gjërat gabim, fajësojmë veten dhe në neoliberalizëm jetojmë nën një presion të madh, ku të gjitha mbrojtjet janë zhdukur, punët që zgjasin gjithë jetën nuk ekzistojnë më, shteti nuk të kap kur ti bie, madje kur biem fajësojmë veten dhe ky për mua është një shpjegim i madh përse ne po shikojmë shumë probleme, si çrregullimet e trupit, çrregullimet e të ngrënit, etj. 


Ajo për të cilën jam përpjekur te “Selfie” është si të gjejmë rrugën për të shpëtuar, si t’i shpëtojmë këtyre forcave të fuqishme. Kjo vetje perfekte, që secili tenton të jetë është një projeksion i kulturës dhe nuk është e vërtetë. Ne nuk mund të jemi gjithçka që duam të jemi. Ne jemi kafshë me ‘makineri’ biologjike dhe zotërojmë personalitetin dhe limitet tona. Hapi i parë për ta çliruar veten nga këto presione që ndjejmë është të kuptojmë se është diçka e ndërtuar nga kultura, është një fantazi, një iluzion. Duke pranuar këtë dhe duke pranuar veten për atë çka jemi me të gjitha limitet është hapi i parë drejt të qenit i lumtur.



Përktheu Parajsa Shtini

Marrë nga intervista e Will Storr, autor i librit “Selfie”

Për të parë intervistën e autorit në kanalin YouTube, klikoni këtu


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,177 Lexime
4 vjet më parë