Vlerësimi për UT, Nikolla: S’keni parë gjë akoma
“Kemi të bëjmë me akreditim institucional. Do të shërbejë si një institucion i shëndetshëm që do të japë impaktin pozitiv për cilësinë e formimit në këto institucione”.
Për pothuajse te gjitha universitetet publike dhe private rezultati i akreditimit të britanikëve u vlerësua pozitivisht, përtej afateve.
E kundërta ndodhi me Universitetin e Tiranës, i vlerësuar si institucioni më i dobët, me gjithë pretendimet e tij kundër. Po cili është komenti i ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, pas një vlerësimi të përmasave ndërkombëtare si ky i agjencisë angleze?
“Kemi të bëjmë me akreditim institucional. Do të shërbejë si një institucion i shëndetshëm që do të japë impaktin pozitiv për cilësinë e formimit në këto institucione”, - tha ministrja Nikolla.
Po për rezultatin e dobët të Universitetit të Tiranës, a ka ministrja Nikolla një qëndrim konkret?
“Rektorati i UT është në lirinë e vet, në autonominë e vet për të marrë të gjitha hapat. Por përpara se të drejtojmë debatin drejt një padrejtësie UT, por jo vetëm, të gjitha institucionet e arsimit të lartë ta shohin këtë si një proces të shëndetshëm për të zbuluar disa të vërteta në kuptimin e përmirësimit dhe jo të denigrimit dhe për të mos paragjykuar një proces nga më profesionalët", - u shpreh Nikolla për Top Channel.
Por ministrja Nikolla paralajmëron një tjetër proces të rëndësishëm që këtë herë mund të ngrejë një pikëpyetje edhe më të madhe në sistemin e arsimit të lartë, atë të cilësisë akademike.
“Ky nuk është një proces që kryhet njëherë e përgjithmonë. Do të vijojë sërish me verifikimin e kritereve të ligjit nga Ministria e Arsimit, po ashtu edhe me akreditimin e cilësisë të programeve të studimit, që ofrojnë universitetet tona. Nuk kemi një afat të përcaktuar pasi kemi një gamë të madhe programesh studimi, por është një proces tek i cili ne do të futemi menjëherë”, - tha Linita Nikolla.
Hartimi i projektit kurrikular
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!