BOTIM I RI

Vjen në shqip romani “Imazhe nga jeta e M-s” i autores sllovake, Svetlana Žuchová

Shtëpia botuese "Albas" sjell romanin më të ri “Imazhe nga jeta e M-së”, me përkthimin e Kestrina Pezës dhe me aftësinë redaktoriale të Ervisa Palokës. Librin do ta gjeni edhe në Panairin e Librit, në stendën e Albas-it.

Shtëpia botuese "Albas" sjell romanin më të ri “Imazhe nga jeta e M-së”, me përkthimin e Kestrina Pezës dhe me aftësinë redaktoriale të Ervisa Palokës. Librin do ta gjeni edhe në Panairin e Librit, në të cilin do ta përfitoni me ulje, në stendën e Albas-it. 


Marisia, pas vdekjes së nënës, kthehet nga Vjena në Sllovaki, ku jeton me të fejuarin dhe punon infermiere. Në roman ndërthuren dy jetët e Marisës, ajo e mëparshmja si emigrante në Vjnë dhe jeta e qetë e pa ndodhi në vendin e origjinës, të cilat I ndan në mes një fakt I fortë:vdekja e së ëmës. Në qendër të romanit jan ëlidhjet familjare e miqësore të Marisias, si ntë vjetrat, ashtu edhe të rejat, të afërtat he të largëtat, ku, siçdo të shihet në roman, kotësia e hamendësuar e tyre nuk është aq e parëndësishme. 


Svetlana Zuchova është shkrimtare dhe përkthyese sllovake. Është nderuar me disa çmime të rëndësishme letrare, mes tyre dhe me "Çmimin Europian të Letërsisë" për romanin Imazhe nga jeta e M-së, I cili është përkthyer në disa gjuhë. Kestrina Peza është përkthyese e gjuhës çeke dhe asaj sllovake. Është pedagoge e albanistikës ne Universitetin e Pragës. 



(Portali Shkollor)

2,200 Lexime
5 vjet më parë