Njoftimi i fundit nga MASHT

Viti i ri shkollor në Kosovë, udhëzuesit për organizimin e procesit mësimor në kushte pandemie

Të hënën, më 27 shtator 2021, fillon viti i ri shkollor edhe në Kosovë. MASHTI ka hartuar udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, i cili parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla.

Të hënën fillon viti shkollor 2021/2022 edhe në Kosovë.


Të hënën, më 27 shtator 2021, fillon viti i ri shkollor. MASHTI ka hartuar udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, i cili parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla:


https://masht.rks-gov.net/…/udhezuesi-i-pergjithshem-i…


Megjithëse skenari më i preferuar është ai për rikthim në shkolla me prani fizike, në rast se në ndonjë shkollë situata epidemiogjike është më e rënduar, taskforcat në nivel komune mund të marrin vendim për të kaluar në ndonjë nga skenarët tjerë.


Përveç mësimit me prezencë janë bërë edhe përgatitjet për organizimin e mësimit online, në rast nevoje.


MASHTI, në bashkëpunim me UNICEF, ka ofruar për të gjitha shkollat mundësinë e qasjes në platformën mësimore ëëë.shkollat.org, të bazuar në teknologjinë e Microsoft, ku, përveç sistemit për menaxhimin e mësimit në distancë janë publikuar edhe video-mësimet sipas programit mësimor të klasave 1-9. Për t’u regjistruar në platformë shkollat duhet të dërgojnë një e-mail në adresën [email protected], ndërsa së shpejti do të publikohen edhe numrat e telefonit përmes të cilave do të ofrohet përkrahja teknike për shfrytëzuesit. Shkollat janë të lira të shfrytëzojnë edhe platforma dhe aplikacione të tjera me të cilat janë akomoduar si: Google Workspace for Education, eShkollori, Zoom, etj.

 

Prej dt. 27 shtator 2021 fillon emetimi i video-mësimeve në kanalin RTK4, çdo ditë pune, prej orës 9.00-16.00, sipas orarit të përgatitur nga MASHTI:


https://masht.rks-gov.net/…/orari-i-transmetimit-per…

Po këto video-mësime gjenden edhe në kanalin zyrtar të MASHTI – https://emesimi.rks-gov.net/shq/.  Video-mësimet mund të shfrytëzohen gjatë zhvillimit të mësimit online, por edhe për përforcimin e njohurive nga nxënësit që vijojnë mësimin me prezencë në shkollë. Në vitin shkollor 2021/22 klasa e pestë punon me programe të reja, prandaj video-mësimet për këtë klasë do të kufizohen vetëm në lëndët: Gjuhë amtare, Matematikë, Njeriu dhe natyra, Gjuhë angleze dhe Artet.


Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues.


Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse si: bartja e maskës, mbajtja e distancës së përcaktuar, higjiena e duarve dhe të gjitha masat tjera të përshkruara në Udhëzues. Kjo është mënyra më e mirë për të vënë nën kontroll pandeminë, duke i kontribuar mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe ruajtjes së shëndetit publik.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,162 Lexime
3 vjet më parë