Virtytet dhe vetitë që unë vlerësoj më tepër tek një njeri
Edhe pse jetojmë në një botë të egër, mizore une përsëri them se ia vlen të jesh i/e sinqertë, sepse nuk humb asgjë, por përkundrazi mbetesh i/e veçantë në zemrat e atyre njerëzve që dinë të të vlerësojnë.
Në realitetin ku ne jetojmë padyshim na ndodh që të përballemi me një kategori njerëzish, të cilët unë do t’i quaja të veçantë sepse kanë plot vlera e virtyte. Ndoshta janë të rrallë, por nëse i ke prezentë në jetë do të kuptosh që botës i ka mbetur paksa vlerë fisnikërie e virtytesh, sapo i sheh fytyrat e tyre. Një njeri i cili ka në mendje dhe në shpirt sinqeritetin është padyshim person i rrallë nga i cili mund të presësh vetëm mirësi, përkushtim e të vërteta. Prezenca e një njeriu të sinqertë të jep shpresë dhe të bën të kuptosh që edhe pse jemi në një botë ku mbizotëron gënjeshtra e mashtrimi, përsëri sinqeriteti mbetet “Mbret i të gjitha kohërave” sepse është i veçantë, i rrallë dhe vetëm gjërat e veçanta mund ta rrëmbejnë zemrën dhe vëmendjen e të gjithëve.
Edhe pse jetojmë në një botë të egër, mizore une përsëri them se ia vlen të jesh i/e sinqertë, sepse nuk humb asgjë, por përkundrazi mbetesh i/e veçantë në zemrat e atyre njerëzve që dinë të të vlerësojnë. Një veti tjetër që do të vlerësoja tek një njeri është drejtësia...Një fjalë e madhe, me plot vlerë e domethënie. Është e vërtëtë, jetojmë në një botë të padrejtë në të cilën padrejtësitë të kalojnë përpara syve dhe nuk ke çfarë të bësh, por megjithatë më mirë të mbetesh i/e drejtë në këtë botë të padrejtë sesa të kthehesh në një vegël që përdoret mjaft lehtë nga të padrejtët. Kur je e drejtë ndoshta lëndohesh, por vjen një ditë kur gjithçka ke berë ia ka vlejtur sepse gjithmonë mbahesh mend për mirë dhe ndjen nje qetësi në shpirt, nuk ka asgjë që të shqetëson apo të bën të përjetosh makthe, sepse ke qenë i/e drejtë me këdo. Ata të cilët i shmangen së drejtës dhe lëndojnë njerëz apo i bëjnë ata të ndjehen të pavlerë e kanë një rrugë të pafundme mundimesh e torturash që duhet të kalojnë, sepse herët apo vonë drejtësia vendoset.
Edhe vetë jeta ndonjëherë quhet si e padrejtë, por njeriu në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë i tille sepse askush nuk meriton të derdhë lot apo të lëndohet nga mendja djallëzore e të padrejtëve. Do te duhet të kalosh një furtunë mendimesh kur nuk je i drejtë sepse ka diçka që të cënon shpirtin kur e di që ndaj dikujt ke vepruar me padrejtësi dhe kjo ndryshe quhet vuajtje. Po pse të vuash kur ke mundësinë për të qenë i lumtur, duke shikuar jetën tënde dhe duke mos u marrë me atë të të tjerëve. Kështu, nuk ua komplikuar çdo ditë e më shumë... Mirënjohja, një tjetër virtyt apo veti që duhet të gëzojë një person, padyshim është një ndër vlerat më të rëndësishme.
Ashtu sikurse Ciceroni e përkufizonte mirënjohjen si “Prind i të gjitha virtyteve” ,mendoj se ka thënë plotësisht të vërtetën sepse është një virtyt që rrallë mund ta gjesh në ditët e sotme. Çdo njeri duhet të jetë mirënjohës deri në vdekje kundrejt atyre që i japin ndihmë në ditët më të vështira, kundrejt atyre që i ofrojnë gjithçka vetëm e vetëm që t’i shohin të lumtura fytyrat e tyre, kundrejt atyre që qoftë edhe me një këshillë, buzëqeshje apo kurajo dinë sesi t’i bëjnë të tjerët të lumtur, edhe kur atyre u dhemb shpirti. Të jesh mirënjohës/e do të thotë të mbetesh falenderues/e deri në atë pikë sa t’i ofrosh personit tjetër të njejtën kënaqësi e qetësi shpirtërore që të ka falur dhe ai/ajo ty...
Të qenurit mirënjohës është e veçantë dhe mbetet e tillë për aq kohë sa ka njerëz të cilët të japin një dorë kur ti ke nevojë, që të falin një buzëqeshje kur je e mërzitur, që të plotësojnë boshllëkun e krijuar nga dikush tjetër etj. Kjo është mirënjohja, fjala më me vlerë dhe më fisnike e të gjitha kohërave. Njerëz të sinqertë, të drejtë dhe mirënjohës në këtë botë ku jetojmë ka pak, por mendoj se nese njohim njerëz të tillë duhet t’i mbajmë pranë e të jemi plotësisht të sigurtë që kemi gjetur “një thesar” sepse realisht ata përfaqësojnë një thesar të vertet vlerash e virtytesh. Kombinimi i këtyre tri vetive e bën një njeri që të adhurohet pothuajse nga të gjithë dhe të quhet me pak fjalë “Perfekt” ...
(Ermira Hysa; Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Ese: Mjedisi dhe njeriu
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre