Ushtrime rreth disa elementëve të përmbajtjes së programeve lëndore (pjesa e parë)
Autori Dr. Bajram Salianji vjen me një material të ri që lidhet me kurrikulën shkollore. Në këtë material sillen në vëmendjen e lexuesve disa ushtrime që, sipas tij ndihmojnë lexuesit.
Nëpërmjet tyre synohet që të jepet një ndihmesë për njohjen dhe përvetësimin e përmbajtjeve të disa prej programeve lëndore, të kurrikulës tonë shkollore.
Në këtë material sillen në vëmendjen e lexuesve edhe dy module nga Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Shqipërisë, të cilat ndihmojnë drejt për drejtë në përvetësimin e programeve lëndore, pasi në to përshkruhen nivelet sistemit tone arsimor si dhe shkallët e të nxënit.
Për secilin nga modulet e paraqitura në këtë material janë shënuar referencat për secilin modul. Më hollësisht ato jepen për secilin nga testet e paraqitura në këtë material. Nga ana tjetër kjo gjetje përbën një kontribut modest të autorit në angazhimin e tij për kërkimin shkencor në fushën e formimit dhe të vetëformimit profesional të mësuesve, me synim rritjen e cilësisë së mësimdhënies.
Përdorimi i këtyre modeleve të testeve edhe për nxënësit si dhe fëmijët e kopshteve, ato shërbejnë edhe për pasurimin e pedagogjisë, në kushtet e kurrikulës së bazuar mbi kompetenca.
E shoh të arsyeshme të përsërit një fakt të njohur nga të gjithë se njohja deri në perfeksion e përmbajtjeve të programeve lëndore, sjell drejtpërdrejtë rritjen e cilësisë së mësimdhënies nga mësuesit dhe për rrjedhojë rritjen e cilësisë së të nxënit nga nxënësit.
Dhe së fundi, në sensin praktik të një përdorimi më të gjerë, materiali u shërbehet:
a) Mësuesve/eve që do t`u nënshtrohen provimeve.
b)Studentëve të fakulteteve të mësuesisë.
c)Prindërve për t’u njohur me arritjet e fëmijëve të tyre sipas kërkesave të programeve mësimore.
d) Trajnerëve/eve që kualifikojnë mësuesit/et
Autori Dr. Bajram Salianji
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Tronditjet në shoqërinë tonë shqiptare/ Përse të rinjtë po rriten “të mbyllur” në një shoqëri të hapur?
Prindërimi i suksesshëm, sfida më e madhe e familjes së sotme!
Portofoli i praktikës profesionale, profili Gjuhë shqipe dhe Letërsi