Ushtrime rreth disa elementëve të përmbajtjes së programeve lëndore (Pjesa e dytë)
Autori Dr. Bajram Salianji vjen me një material të ri që lidhet me kurrikulën shkollore. Në këtë material sillen në vëmendjen e lexuesve disa ushtrime që, sipas tij ndihmojnë lexuesit.
Nëpërmjet tyre synohet që të jepet një ndihmesë për njohjen dhe përvetësimin e përmbajtjeve të disa prej programeve lëndore, të kurrikulës tonë shkollore.
Në këtë material sillen në vëmendjen e lexuesve edhe dy module nga Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Shqipërisë, të cilat ndihmojnë drejtpërdrejtë në përvetësimin e përmbajtjeve të programeve lëndore, pasi në to përshkruhen disa elementë të konstruktivizmit, situatat e të nxënit si dhe mësimdhënia dhe të nxënit efektiv.
Për secilin nga temat dhe modulet e paraqitura në këtë material janë shënuar referencat për secilin modul. Më hollësisht ato jepen për secilin nga testet e paraqitura në këtë material.
Nga ana tjetër kjo gjetje përbën një kontribut modest të autorit në angazhimin e tij për kërkimin shkencor në fushën e formimit dhe të vetëformimit profesional të mësuesve, me synim rritjen e cilësisë së mësimdhënies.
Përdorimi i këtyre modeleve të testeve edhe për nxënësit si dhe fëmijët e kopshteve, ato shërbejnë edhe për pasurimin e pedagogjisë, në kushtet e kurrikulës së bazuar mbi kompetenca.
E shoh të arsyeshme të përsërit një fakt të njohur nga të gjithë se njohja deri në perfeksion e përmbajtjeve të programeve lëndore, sjell drejtpërdrejtë rritjen e cilësisë së mësimdhëniesnga mësuesit dhe për rrjedhojë rritjen e cilësisë së të nxënit nga nxënësit.
Dhe së fundi, në sensin praktik të një përdorimi më të gjerë, materiali u shërbehet:
a) Mësuesve/eve që do t`u nënshtrohen provimeve.
b)Studentëve të fakulteteve të mësuesisë.
c)Prindërve për t’u njohur me arritjet e fëmijëve të tyre sipas kërkesave të programeve mësimore.
d) Trajnerëve/eve që kualifikojnë mësuesit/et
Autori Dr. Bajram Salianji
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Prindërimi i suksesshëm, sfida më e madhe e familjes së sotme!
Për t'u edukuar nuk mjafton arsimimi
Portofoli i praktikës profesionale, profili Gjuhë shqipe dhe Letërsi