
Universitetet hapin dyert për të gjithë studentët
Nisi sot viti i ri akademik 2017-2018 për studentët në të gjitha universitetet në vend. Të gjithë maturantët e shpallur fitues ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit.
Nisi sot viti i ri akademik 2017-2018 për studentët në të gjitha universitetet në vend. Të gjithë maturantët e shpallur fitues ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit.
Në universitete si ai i Histori-Filologjisë ka ende kuota bosh dhe deri në datën 20 tetor të këtij viti, studentët do të kenë mundësi të aplikojnë.
Sipas udhëzimit të ministres Nikolla, pushimet e dimrit do të nisin më 25 dhjetor dhe studentët do të rikthehen në auditor më 6 janar. Viti akademik 2017-2018, zgjat deri më 30 shtator 2018, duke përfshirë edhe sesionin e vjeshtës.
Ministrja Nikolla ka uruar studentët nga Fakulteti i Mjekësisë.
Nisja e vitit të ri akademik në Universitete ka shtuar edhe trafikun në Tiranë, pasi kryeqyteti pret numrin më të madh të studentëve, duke qenë se ka edhe numrin më të madh të universiteteve.
(Portali Shkollor)
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
Nis faza e dytë e Programit për Zhvillimin Profesional të Mësuesve: 20 mijë mësues do të trajnohen falas në universitetet publike