INFORMACION I RI

Udhëzues për funksionimin e rrjeteve profesionale të mësuesve ndihmës pranë çdo ZVA-je

Një nga format e zhvillimit profesional të punonjësve arsimore janë rrjetet profesionale. Informacioni i ofruar përmes këtij udhëzuesi të ri të dalë nga MASR ka të bëjë me funksionimin e rrjeteve profesionale dhe në mënyrë më specifike të rrjeteve të mësuesve ndihmës.

Këto udhëzime i vijnë në ndihmë specialistëve në ZVA përgjegjës për ngritjen dhe monitorimin e punës së rrjeteve profesionale; drejtuesve të rrjeteve profesionale përgjegjës për organizmin dhe koordinimin e punës së një rrjeti si dhe të gjithë mësuesve ndihmës, anëtarë të rrjeteve profesionale, të cilët duhet të jenë pjesëtarë aktiv të rrjetit dhe të shfrytëzojnë efektivisht të gjithë shkëmbimet në rrjet për të përmirësuar aftësitë e tyre profesionale. 

Përgatitja e udhëzuesit u mundësua nga specialistë të Drejtorisë së Kurrikulës dhe Kualifikimit në ASCAP. 


Për më tepër mund të njiheni me udhëzuesin e plotë, që po e ofrojmë në formatin PDF, lehtësisht të shkarkueshëm. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

6,377 Lexime
4 vjet më parë