![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2021-08/17/5639-0-21f96429d6e3fdc459e8e5cb43dc3c81.jpg)
Udhëzimi për vitin e ri shkollor 2021-2022 në sistemin parauniversitar
Ministrja e MASR Evis Kushi ka publikuar udhëzimin për fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar. Risi e këtij viti është anglishtja në klasë të parë, por edhe fillimi i programit të arteve, zejeve dhe sporteve. Udhëzuesin e gjeni më poshtë.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj firmosën “Udhëzimin për vitin e ri shkollor 2021-2022 në sistemin parauniversitar”.
Ky udhëzim orienton dhe ndihmon institucionet arsimore në zbatimin sa më efikas të politikave arsimore dhe krijimin e një mjedisi sa më miqësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit.
Ky dokument prej 18 faqesh vë theksin tek nevoja e përsëritjes së temave mësimore të vitit të kaluar, zbatimin me përpikmëri të planeve mësimore për çdo nivel arsimor, zbatimin e politikave dhe strategjive ndërsektoriale, marrëveshjeve, nismave, programeve e projekteve në funksion të rritjes së cilësisë në sistemin arsimor parauniversitar.
Gjithashtu, në këtë udhëzim është përfshirë edhe futja për herë të parë e gjuhës angleze në klasat e para dhe trajnimin e mësuesve përkatës, regjistrimi me përparësi i fëmijëve me nevoja të veçanta, konsolidimi i shkollave si qendra komunitare, reduktimi i braktisjes shkollore, zbatimi i planeve për parandalimin e bulizmit dhe ekstremizmit, si dhe zbatimin e programit të ri të arteve, zejeve dhe sporteve.
Dokumenti është bashkëfirmosur edhe nga Ministrja Anila Denaj sepse përmban edhe udhëzime të posaçme për institucionet e arsimit profesional.
Udhëzimin e gjeni në materialin e mëposhtëm në PDF
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Shkollat në Tiranë, deri në orën 16:00 prej shtatorit, Rama: Nxënësit do të kenë të siguruar edhe drekën
Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese
Publikohen datat për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z, Matura Shtetërore 2025