U zhvilluan workshop-e për orët digjitale në disa qytete
Mësuesit të ndarë në grupe sipas kurrikulave vlerësuan këtë proces si forma më e mirë e trajnimit dhe e shkëmbimit të eksperiencave
Një mundësi për të gjithë mësuesit e përfshirë në procesin e digjitalizimit. Workshop-e të organizuar në disa zona të vendit për të ndarë eksperienca të përbashkëta në organizimin e orëve mësimore digjitale.
Në këto workshop-e mësuesit inovatorë prezantuan orët e mësimit në kurrikulat si, Kimi, Biologji, Gjuhë e huaj, Matematikë duke demonstruar përmbajtjet digjitale, ndërveprimin mësues-nxënës dhe organizimin e orës mësimore.
Mësuesit të ndarë në grupe sipas kurrikulave vlerësuan këtë proces si forma më e mirë e trajnimit dhe e shkëmbimit të eksperiencave.
Këto workshop-e u zhvilluan në: Shkodër, Gjirokastër, Korçë dhe Fier. Këtë javë në Tiranë.
Tirana mban rekord për numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri
Buxheti 2025 për arsimin dhe sportin rritet me +18%
Hartimi i planit vjetor të shkollës për nxënësit me AK