AKTUALITET

Tumori rrezikon t’i marrë jetën/ Çdo kontribut për mësuesen Dorina Kuka vlen!

Dorina Kuka, mësuesja dhe drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Ali Demi në Tiranë, është ekzaminuar me masë tumorale në kokë. Kuka është nisur drejt Italisë për një mjekim më të specializuar i cili do të kushtojë 140.000 euro. Kontribuoni sa të mundeni.

Dorina Kuka për dy vite rresht u operua dhe kurua për masë tumorale në gjoks. Pas betejës me tumorin në gjoks, ajo tashmë është ekzaminuar me masë tumorale në kokë, duke e rënduar edhe më tepër shëndetin e saj. Kuka është nisur drejt Italisë për një mjekim më të specializuar i cili do të kushtojë 140.000 euro.


Kuka është vetë 35 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël që kanë shumë nevojë për të. Askush dhe asgjë nuk e zëvendëson dot nënën ndaj kontribuoni sa të mundeni, që t’i tregojmë Dorines që nuk është vetëm në këtë betejë të jetës së saj.

Çdo kontribut i juaji financiar vlerësohet nga familja e cila po lufton fortë për t'i rikthyer asaj buzëqeshjen dhe jetën.


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

10,452 Lexime
2 vjet më parë