Metodë krahasuese

Triagrama përbëhet nga tri petla lulesh

Triagrama është një metodë e re krahasuese, që na jep mundësinë të krahasojmë më tepër se dy tekste, siç kemi bërë deri tani me diagramën e Venit.

Triagrama është një metodë e re krahasuese, që na jep mundësinë të krahasojmë më tepër se dy tekste, siç kemi bërë deri tani me diagramën e Venit.


Elementët kryesorë që përbëjnë Triagramën, janë tri petla në të cilat vendosen gjësendet që do të krahasohen. Në të vërtetë në Triagram, kemi një krahasim analitik( që në pikëpamje të jashtme nuk mund të kenë përngjasime), sidomos të elementit artistik që përbën një vepër letrare apo të elementit shkencor , argumentues etj. që përbëjnë një tekst joletrar.


Triagrama përbëhet nga tri petla lulesh. Në secilën prej petlave do të vendosen karakteristika analitike të teksteve që do të krahasohen, ndërsa në vendin e pistilit dhe të thekëve, pra në qendër të lules tek shtrati i riprodhimit, do të vendosen elementët përmbledhës (konvergues).


1. Vendosja e elementëve krahasues do të quhet “petëlzim” 

2. Vendosja e elementëve të përbashkët do të quhet “përmbledhje (konvergim) i përngjasimeve”.


Si shembull të parë të Triagramës kam marrë tri poezi që ndodhen në tekstin mësimor të nxënësit të klasës së gjashtë, në librin e “Botimeve Albas”(faqe 115)


a) “Deti” nga Fatos Arapi

b) “Pamje “ nga Asdreni 

c) “Një nënpetël dhe një petël dhe një gjembth” nga Emili Dikinson (përkthyer nga Rudina Çupi)


Të trija poezitë paraqesin çaste të ndryshme natyrore, ku përshkrimet jepen nëpërmjet detajeve, detare, qiellore dhe trëndafilore:


Petla A. “Deti” i F. Arapit, nuk është një det i tanishëm (pra është det metaforik), por deti i fëmijërisë, që ndjek poetin (e lindur e ritur në buzëdet). Përshkrimi këtu zhvillohet natën, heroi lirik është këmbëzbathur dhe nëpër gishta i rrjedhin kokërriza të panumërta rëre, si koha që ato përmbajnnë në vetvete. Më pas vjen e shumëpritura: dallgët “si kope të çuditshme kuajsh të bardhë”, që rendni për të arritur këmbët e zbathura të poetit, për të ardhur tek fundi , ku unin lirik deti i fëmijërisë (si përjetim i nënvetëdijes) e ndjek përjetësisht nga pas.


Petla B. “Pamja” e Asdrenit është një pamje perëndimi, që ka përskuqur tërësisht : qiellin, malin, pyllin. Kjo përskuqje në rrëfimin e heroit lirik është një përskuqje tragjike, që ka ndodhur si rezultat i një përplasje fatale që “lëmshi i diellit” ka pasur me një kreshtë mali, ku dielli ka marrë plagë të rënda dhe gjaku i dalë prej kryes së tij është përhapur dhe ka përgjakur gjithë natyrën. Pra ky peizazh, përmbledh në vetvete, përjetimin e dhembshëm që heroi lirik përjeton me perëndimin e diellit, pasi dita vdes dhe nata e errët do të pushtojë gjithçka.


Petla C. “Një nënpetël dhe një petël dhe një gjembth” e E. Dikinsonit, rrëfen se çfarë sheh dhe fsheh në vetvete heroina lirike: nënpetla, që përfaqëson ndjesitë e turpshme të vajzërisë; një petëlz, që përfaqëson metaforikisht hirin vajzëror të në pamjen e saj të dukshme fizike; një gjembth, që ka domethanien e kapriçove femërore; një bulëz vese, që përfaqëson një zbukurim që vajza mund të ketë midis flokësh; dy bletëzat, puhiza dhe zogjtë që lodrojnë në pemë, janë kanakarët që lëshojnë drejt saj vështrime dhe zërat erotikë dhe  nga gjithë ky metaforizim, vajza e ndien veten të shndërruar  në një trëndafil.

Të gjitha këto përmblidhen (konvergojnë) tek ajo që  e quaj: VETËRRËFIMI NATYROR I UNIT LIRIK.


Triagrama, mund të përdoret për të analizuar dhe më pas përmbledhur (konverguar)  tri a më tepër tekste në prozë, poezi a tekste joletrarë, tipare të fushave të ndryshme që studiohen në shkollë, por edhe nga  studiues të tjerë jashtëshkollorë që kërkojnë t’i qasen më hollësisht sistemit të ndërtimit të veprave letrare e joletrare .

Paraqitja skematike e Triagramës:

Përfundim. Siç shihet edhe nga skema e mësipërme në Triagramë, konceptet  nuk ndërpriten me njëri- tjetrin, ashtu si në diagramin e Venit (ku sado rrathë që mund të ndërpriten me njëri –tjetrin krahasimet bëhen gjithmonë vetëm dyshe), këtu  ato vetëm përmblidhen( konvergojnë), në një concept, që studiuesi apo lexuesi e konsideron të përbashkët. 


(Erget Cenolli, Portali Shkollor)

3,500 Lexime
6 vjet më parë