
Tre raundet e regjistrimit në U-albania. Ja nota mesatare për Mësuesinë, Artet, Gjuhët e huaja dhe Sportet
Regjistrimi në universitete do të nisë në fund të korrikut dhe të trija raundet do të aplikohen në U-albania. Për shkak të pandemisë është pezulluar për një vit rritja e vazhdueshme e notës për të gjitha programet në mësuesi.
Regjistrimi në universitete do të nisë në fund të korrikut dhe të trija raundet do të aplikohen në U-albania. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një konferencë për median njoftoi pezullimin e rritjes së notës mesatare për pranimet në disa degë të Universitetit, ndërsa është hequr nota mesatare për Artet dhe Sportet.
“Për shkak të pandemisë është pezulluar për një vit rritja e vazhdueshme e notës për të gjitha programet në mësuesi. Kjo do të aplikohet vitin tjetër, ndërkohë këtë vit nota mesatare do të jetë 7.5. Për degët e gjuhëve të huaja është zbritur në 7 nota mesatare. Vitin tjetër do të vijojmë me rritjen e notës mesatare”
– Është hequr nota mesatare për degë të zbatuara në talent, Artet dhe Sportet.
– Është hequr nota mesatare për pranimet e studentëve nga trojet shqiptare jashtë Shqipërisë.
Kriteret për të pranuar këto studentë i vendos vetë Universiteti, jo Ministria e Arsimit
Regjistrimi
Në fund të korrikut hapet faza e parë e regjistrimit. Këtë vit do të jenë të trija raundet e regjistrimit në portalin U-albania. Kushdo që regjistrohet nga universiteti jashtë këtyre tre raundeve nuk merr numrin e matrikulimit.
Kush përfiton bursë?
Studentët e institucioneve të arsimit të lartë publik
- Do të ketë përgjysmim të tarifave për studentët që kanë mesatare mbi 6;
- Bursa përfitojnë studentët me notat 9 dhe 10;
- Studentët e familjeve në nevojë.
Burimi zyrtar: Oranews.tv
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
Rama dhe Manastirliu prezantojnë transformimin arsimor: Paga mësuesish 1250 euro dhe program pas-shkolle për fëmijët