Trajnim për kualifikimin

Trajnim për modulin “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, në kuadër të provimit të kualifikimit do të zhvillojë duke filluar nga data 17 Shkurt 2023 trajnimin për modulin: “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, në kuadër të provimit të kualifikimit do të zhvillojë duke filluar nga data 17 Shkurt 2023 trajnimin për modulin:


“Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”.


Regjistrohuni te ky link: https://trajnime.arsimi.rash.al/Trajnimes/Createmesuseregister/63177?d=02%2F17%2F2023 00%3A00%3A00


Moduli synon:  


Të rrisë nivelin e njohjes dhe të kuptuarit të mësuesve mbi metodat dhe teknikat e përdorura në mësimin online dhe atë prezent duke zhvilluar aftësitë e mësuesve në përdorimin e platformave të ndryshme (ZOOM, Google Classroom dhe Akademi.al) për një mësimdhënie-mësimnxënie të suksesshme.


Moduli trajton:


Seanca 1: Rëndësia e digjitalizimit në arsimin parauniversitar, vështirësitë e hasura dhe ndarja e eksperiencave të mësuesve mbi mësimdhënien online;

Seanca 2:  Përdorimi i platformave Zoom, Google Classroom, Akademi.al. Diskutime rreth tyre.

Seanca 3:   Mësimdhënia online kundrejt mësimdhënies në klasë  

Seanca 4: Zgjidhjet dhe risitë e mësimdhënies online 

Seanca 5:   Mbështetja e individualizuar  për nxënësit, mësuesit dhe familjet 

Seanca 6:  Sfidat e kalimit nga njëra metodë në tjetrën



Përfituesit nga trajnimi:


  • Mësues të arsimit parauniversitar
  • Drejtues shkollash 
  • Specialistë të ZVA-ve.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar  nga ASCAP dhe MAS për  mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është  i  barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 

Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,081 Lexime
1 vit më parë