Trajnim një javor i instruktorëve të shkollës "Shën Jozefi" në Dortmund të Gjermanisë
Në kuadër të projektit të Partneritetit të Arsimit Profesional me Dortmundin, financuar nga BMZ, instruktorët e praktikës profesionale të Shkollës së Mesme Profesionale "Shën Jozefi" Rrëshen, kanë marrë pjesë në një trajnim profesional një javor në Dhomën Zejtare të Dortmundit në Gjermani.
Në kuadër të projektit të Partneritetit të Arsimit Profesional (PAP) me Dortmundin, financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), instruktorët e praktikës profesionale të Shkollës së Mesme Profesionale "Shën Jozefi" Rrëshen, në drejtimet Termohidraulike dhe Shërbime Mjetesh Transporti (Mekanike), kanë marrë pjesë në një trajnim profesional një javor në Dhomën Zejtare të Dortmundit në Gjermani.
Trajnimi ka konsistuar në shtimin e kompetencave profesionale të instruktorëve të “Shën Jozefit” në drejtimet që përfshihen në projekt, për vazhdimin e përvojës gjermane në mësimdhënie, në praktikë profesionale, në konsolidim të laboratorëve të punës, në shtimin e njohurive për formimin profesional të nxënësve dhe rritjen e cilësisë të raportit me sipërmarrjet private.
Përkatësisht në drejtimin SHMT (Mekanike) janë përcjellë kompetenca mbi diagnostikimin e parregullsive dhe funksionimin e makinave elektrike, sistemet e reduktimit të emetimit të gazrave, konvergjenca në automjete, punime motorike të ndryshme si dhe planifikimin dhe organizimin e praktikave profesionale nëpër biznese.
Në drejtimin Termohidraulikë nga mjeshtrit e Dortmundit janë trajtuar tematika mbi normativat e përpunimit të impianteve të ujit të pijshëm dhe cilësisë së tij, teknologji të ndryshme të bashkimit dhe saldimit të tubave, kompetenca mbi kaldaja të ndryshme dhe sistemet e shpërndarjes së nxehtësisë.
Pas trajnimit një javor instruktorët e “Shën Jozefi” janë takuar me Drejtorinë e Shkollës dhe kanë ndërmarrë së bashku masat për zhvillimin e këtyre temave të rëndësishme për nxënësit e “Shën Jozefit” si dhe sistemime të nevojshme të mëtejshme të laboratorëve për këto aspekte praktike shkollore.
Shkroi Lindita Kokaj
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Pasurimi i bibliotekave shkollore, Manastirliu: Mbi 20 mijë libra për nxënësit në gjithë vendin
Dita e Diasporës, Manastirliu: Nis nga Janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës