VIDEOMESAZH

Thuaji JO bullizmit!

Videomesazh nga shkolla "Gjovalin Gjadri", të cilët me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve, përcollën mesazhe kuptimplota: "Buzëqeshja nuk duhet të marrë shkas nga lotët e tjetrit".

Shkolla e Mesme e Bahkuar "Gjovalin Gjadri" me rastin e ditës ndërkombëatre të të drejtave të fëmijëve, së bashku me skuadrën e saj, të krijuar enkas për këtë ditë kërkon që të jetësojë fjalët e fundit të aktorit të madh Charlie Chaplin se "Buzëqeshja nuk duhet të marrë shkas nga lotët e tjetrit". Qëllimi i kësaj videoje është sensibilizimi.


Me mesazhe te tilla pozitive, duke i thënë stop bullizmit, u bashkuan prindër, nxënës dhe mësues, për  një shoqëri më të bashkuar, më solidare dhe për një Shqipëri më të paqtë. 


Thuaji jo dhunës, thuaji po dshurisë ishin fjalët dhe mesazhet kyçe të kësaj nisme.


Duke ndezur dritat e shpresës ne respektojmë fëmijët, ndaj le të bëhemi bashkë kundër bullizmit. Bashkoju dhe ti me zemër skuadrës së shkollës Gjovalin Gjadri.




(Portali Shkollor)

7,157 Lexime
5 vjet më parë