"MËSUES PËR SHQIPËRINË"

Testimi për në portalin "Mësues për Shqipërinë" nis nga data 10 Korrik

Mësuesit do të aplikojnë për pak ditë në portalin “Mësues për Shqipërinë”, për t’u bërë pjesë e testimit, që nis nga data 10 korrik. Provimi, i ngjashëm me atë të licencës, do të zhvillohet në bazë të një kalendari, të përcaktuar nga QSHA.

Me përfundimin e fazës së parë të aplikimeve, mësuesit kanë kthyer sytë nga portali i punësimeve.

Në pritje të pikëve që kanë akumuluar nga dosjet profesionale, mësuesit do të aplikojnë për pak ditë në portalin “Mësues për Shqipërinë”, për t’u bërë pjesë e testimit, që nis nga data 10 korrik. Provimi, i ngjashëm me atë të licencës, do të zhvillohet në bazë të një kalendari.


Me mbylljen e fazës së parë do të kalkulohet numri i saktë i mësuesve për çdo profil, në bazë të të cilit Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) do të përcaktojë datat në bazë të profileve të mësuesisë. Kandidatët pajisen me formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar nga zyra vendore e arsimit ku kanë aplikuar përmes postës.


Me anë të tij, regjistrohen online në portal, sapo ai të jetë aktiv. Nga ana tjetër, katër drejtoritë rajonale të arsimit dërgojnë në ministri dhe QSHA listat e kandidatëve të kualifikuar bashkë me pikët e dosjes, të cilat do t’i bashkëngjiten atyre të testimit.


Procedurat e punësimit dhe ndryshimet e këtij viti

Me udhëzimin e ri, nr.13, datë 22.05.2019, hartohet lista me kandidatët e renditur nga ata me më shumë pikë deri tek ata që kanë mbledhur më pak. Të parët në listë kanë mundësinë e punësimit në vendin e parë që do të hapet në shtator në profilin ku kanë aplikuar. Drejtoritë rajonale kanë detyrimin të shpallin vendet vakante si dhe punësimet për çdo institucion arsimor në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Mësuesi, kur pranon të punësohet në një vend të lirë pune, do të ketë aksesin në platformë, duke marrë një fletë konfirmimi, të cilën do ta paraqesë te drejtori i shkollës dhe më pas do të lidhë kontratën e punës me të.


Një risi është shmangia e drejtorive arsimore. Në çdo vend vakant që hapet, ata njoftohen automatikisht nga portali. Nëse nuk iu duket e përshtatshme dhe nuk paraqiten brenda 24 orëve në shkollë, përgjigjja e tyre quhet refuzuese.


Dhe ç’është më e rëndësishme, të punësuarit nuk do të vihen më në provë 1-vjeçare, por emërohen direkt nga drejtori i shkollës dhe ngarkohet me orë të plota mësimore.



(Portali Shkollor)

27,542 Lexime
5 vjet më parë