Testi i matematikës, publikohet varianti A i zgjidhur
Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar skemën e vlerësimit për të gjitha shkollat e mesme, e më konkretisht për: gjimnazin, gjimnazin gjuhësor dhe profesionalet
Maturantët në të gjithë vendin i janë nënshtruar provimit të tretë me detyrim, që është Matematika. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar skemën e vlerësimit për të gjitha shkollat e mesme, e më konkretisht për: gjimnazin, gjimnazin gjuhësor dhe profesionalet.
Përmes kësaj skeme maturantët mund të orientohen mbi përgjigjet e sakta që duhej të kishin dhënë në provim.
Ky është provimi i tretë të cilit i nënshtrohen maturantët, pas atij të gjuhës së huaj dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë. Ndërkaq, më herët përfaqësues të AKP-së bënë me dije se përgjigjet e provimit të gjuhës së huaj me detyrim do të shpallen në datën 17 qershor.
Procesi i korrigjimit bëhet nga mësues të certifikuar, ndërkohë që testet janë shpërndarë në mënyrë të tillë, që asnjë qendër të mos korrigjojë qytetin ku ajo është ngritur.
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Hartimi i projektit kurrikular
Datat e provimeve të lirimit 2021