MUZIKA 4

Teksti “Muzika 4” një tekst bashkëkohor dhe i domosdoshëm për mësuesit dhe nxënësit

Teksti e pajis nxënësin me njohuritë bazë që duhet të marrë në këtë klasë, në përputhje me kurrikulën e re. Ai i aftëson nxënësit të vënë në përdorim njohuritë e fituara me anë të veprimtarive e ndryshme brenda e jashtë klasës.

Shtëpia botuese “Albas” është gjithnjë e suksesshme, kur bëhet fjalë për tekstet shkollore. Edhe autoret e tekstit “Muzika 4”, Helda Rustami dhe Qerime Mullarai, me përgatitjen e tyre shkencore e metodologjike, kanë sjellë për ju një tekst të ri, me nivel të lartë bashkëkohor dhe shumë të domosdoshëm për nxënësit dhe mësuesit.


Ky tekst e pajis nxënësin me njohuritë bazë që duhet të marrë në këtë klasë, në përputhje me kurrikulën e re. Ai i aftëson nxënësit të vënë në përdorim njohuritë e fituara me anë të veprimtarive e ndryshme brenda e jashtë klasës. Gjithashtu përmban dhe mjaft ushtrime dhe këngë të larmishme. 

I hartuar në formën e një fletoreje pune, ai është praktik, i lehtë në përdorim dhe zbavitës e argëtues. Dhe jo vetëm kaq! Ky tekst është i digjitalizuar dhe në këtë format gjenden të gjitha këngët dhe pjesët muzikore që shoqërojnë tekstin, duke e bërë atë edhe më të dashur dhe më të afërt për nxënësin. Disa nga këngët dhe pjesët muzikore që përmban ky tekst janë: Himni Kombëtar, Për Mëmëdhenë, Eja të festojmë, Lule Velo partizani, Udhëtim në Tropik, Jam i lashtë, se jam shqiptar, Urim mësueses etj. Ato i gjeni si në librin digjital, edhe në CD-në që shoqëron tekstin.

Ky tekst gjendet në të gjitha libraritë e vendit, kurse tekstin e digjitalizuar mund ta shkarkoni direkt nga platforma jonë digjitale. 


Duke ju uruar suksese për vitin e ri shkollor, shpresojmë të kemi sjellë një libër mjaft cilësor dhe të dashur për ju!




(Portali Shkollor)

7,020 Lexime
5 vjet më parë