Udhëzimi i MAS

Tekstet shkollore, përzgjedhja nga mësuesit në datat 25-27 prill

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar katalogun e teksteve nga ku do të bëhet përzgjedhja e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2016-2017

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar katalogun e teksteve nga ku do të bëhet përzgjedhja e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2016-2017. Në udhëzimin nr. 5, datë 14 prill, MAS-i përcakton se, duke u bazuar në këtë katalog do të bëhet përzgjedhja e teksteve për nxënësit e klasave 3-5 të arsimit fillor, të klasave 8-9 të arsimit të mesëm të ulët dhe të klasave të 11-12 të arsimit të mesëm të lartë. 

Sipas udhëzimit, tekstet do të përzgjidhen me konsensus nga mësuesit në bazë shkolle, në datat 25-27 prill. Nëse nuk arrihet dakordësi, përzgjedhja bëhet me votim. Në procesin e përzgjedhjes së teksteve mund të jenë edhe prindërit të pranishëm, por pa të drejtë vote; ata mund të mbikëqyrin procedurat.

2,631 Lexime
8 vjet më parë