Të rinjtë shqiptarë hapin kafene për refugjatët, gjithçka falas
Lufta në Siri, e cila ka nisur 5 vjet më parë, ka bërë që e gjithë bota të kthejë sytë nga refugjatët
Në Preshevë është hapur një kafene ku ofrohet gjithçka falas për refugjatët. Ajo është hapur nga disa vullnetarë të rinj shqiptarë për refugjatët nga Lindja e Mesme, të cilët janë në këtë vend prej qershorit të vitit 2015.
Numri i madh i njerëzve që po ikin nga Lindja e Mesme kanë vërshuar në shumë vende të Europës, si edhe në vendet e Ballkanit, të cilat shfrytëzohen vetëm si tranzit për në Evropën Perëndimore.
Kjo nismë e të rinjve ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave botërore. Lufta në Siri, e cila ka nisur 5 vjet më parë, ka bërë që e gjithë bota të kthejë sytë nga refugjatët.
Letër falenderuese mësuesit
Për Klodin: Një udhëtim i paharruar mirësie...
Ese: Mjedisi dhe njeriu