“Të rinjtë nga Evropa Jug-Lindore për prosperitetin e rajonit”

Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore (SEECP PA) ka hapur konkursit për të rinjtë nga vendet e Europës Jug-Lindore me temë “Të rinjtë nga Evropa Jug-Lindore për prosperitetin e rajonit

Më 1 dhjetor 2015, Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore (SEECP PA) ka hapur konkursit për të rinjtë nga vendet e Europës Jug-Lindore me temë “Të rinjtë nga Evropa Jug-Lindore për prosperitetin e rajonit”.

Konkursi do të shënojë 20 vjetorin e SEECP-së themeluar në vitin 1996 në Sofje në një takim të ministrave të jashtëm nga rajoni. Fituesit do të shpërblehen në një ceremoni të posaçme në Sofie të Bullgarisë, gjatë Sesionit Vjetor të AP të SEECP-së në qershor 2016.

Konkursi për ese është i hapur për të rinjtë e moshës deri në 29 vjeç, nga të gjitha vendet e Evropës Jug-Lindore. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të regjistrohen në faqen e internetit www.competition.rspcsee.org dhe të hedhin esetë e tyre jo më vonë se 31 mars 2016. Esetë duhet të jetë në gjuhën angleze.

Një juri ndërkombëtare e  përzgjedhur nga parlamentet e Asamblesë Parlamentare të SEECP-së do të merret me përzgjedhjen e esesë më të mirë. Anëtarët e Jurisë do të emërohen në mesin e deputetëve të përfshirë në fushën e aktiviteteve rinore, arsimit dhe kulturës, figura publike të profilit të lartë, udhëheqësit e opinionit, profesorët universitarë, gazetarë.

Ky konkurs organizohet nga Parlamenti bullgar, i cili mban kryesinë e radhës të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e SEECP-së).

Për çdo informacion në lidhje me pjesëmarrjen në këtë konkurim lutemi të kontaktoni Sekretariatin Rajonal për Bashkëpunim Parlamentar në Evropë Jug-Lindore [email protected]

2,279 Lexime
8 vjet më parë