
Të premten grevë në gjithë sistemin arsimor të Kosovës
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës me anë të një njoftimi për media ka bërë me dije se të premten do të mbahet një grevë dyorëshe në arsim.
Grevë dy orëshe të premten nga të gjitha universitetet, shkollat, e çerdhet në Kosovë.
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut (Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës) pas diskutimeve të shumta e duke përcjellë zërin e të punësuarve në arsim, njofton se kanë autorizuar kryetarin e SBASHK-ut dhe kryesinë që në koordinim me Federatën e Sindikatës së Shëndetësisë dhe atë të Policisë, të nisin bashkërisht me veprime sindikale.
“Duke u bazuar në këtë dhe në koordinim të plotë me këto dy federata të premten (13.12.2019) mbahet grevë dyorëshe paralajmëruese në çerdhe, në Universitete dhe në të dy ndërrimet e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës me kërkesën drejtuar institucioneve që të punësuarit në arsim dhe gjithë të tjerët pagën e dhjetorit ta marrin bazuar në Ligjin e pagave”, thuhet në njoftim.
• Greva dy orëshe në çerdhe fillon nga ora 6:30 deri në orën 8:30.
• Greva në Universitete greva fillon në orën 8 deri në orën 10:00.
• Greva në shkollat e Kosovës mbahet në dy orët e para në të dy ndërrimet.
“Greva dy orëshe në arsim është alarmi i fundit dhe kushdo që punon për të zhgënjyer punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe të policisë së Kosovës duhet ta dijë se do të përballet me reagimet shumë më radikale sindikale”, thuhet në njoftim.
(Portali Shkollor)
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
Starton PISA 2025 në Shqipëri: Mbi 6 mijë nxënës në testim, masa të reja për mësuesit dhe nxënësit