Intervistë

Të mësojmë mbi të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen

Besim Dani, mësuesi i historisë në gjimnazin “Skënderbeu” Krumë në një intervistë tregon për ngjarjet historike që i kanë mbetur në mendje si dhe përcjell mesazhe të forta për nxënësit e tij.

Është e vështirë të tërheqësh vëmendjen e nxënësve gjatë gjithë orës së mësimit. Por profesori i historisë Besim Dani në shkollën “Skënderbeu” në Krumë ia del mbanë. Ai di të zgjojë interesin e nxënësve duke përdorur fjalë të thjeshta, të qarta shkencërisht, bashkëbisedon me ta në inters të së resë si dhe nëpërmjet gërshetimit ndër lëndor arrin të nxisë interesin e nxënësve për orën e historisë.

Cila është ngjarja historike më e veçantë në këndvështrimin tuaj dhe përse?

Ngjarja më e rëndësishme është Revolucioni Industrial sepse ka shënuar ndryshime të shpejta për shoqërinë njerëzore në mënyrën e bërjes së gjërave. Ky ndryshim kishte të bënte me tranzicionin nga punishtet e vogla në fabrika të mëdha, për rrjedhojë krijimin e një numri të madh produktesh në dobi të njerëzimit, duke ndryshuar në themel mënyrën e jetesës.

Cili është “personazhi” historik më i dashur për ju?

Personazhi më i dashur historik është ish-presidenti i SHBA UILLSON i cili në Konferencën e Paqes mbrojti çështjen shqiptare përballë synimeve shoviniste për copëtim duke mbrojtur idenë e krijimit të shtetit shqiptar.

A jeni duke lexuar një libër tani, si titullohet?

Momentalisht nuk jam duke lexuar ndonjë libër.

Cila është ajo pyetje që ju ka bërë një nxënës dhe ju ka mbetur në mendje?

Përse O. Bismark me politikat e tij sociale mbrojti interesat e shtresës së varfër, kur vet vinte nga shtresa e pasur?

Çfarë i tërheq më shumë nxënësit gjatë orës së historisë?

Rrëfimi i ngjarjeve të ndryshme historike të regjimit komunist të përjetuara nga mësuesi në periudhë kohore.

Histori, ose të rrëfesh ngjarje, sa e vështirë është për ju të tërhiqni vëmendjen e nxënësve gjatë gjithë orës së mësimit?

Përdorimi i fjalëve të thjeshta, të qarta shkencërisht, bashkëbisedimi në interes të së resë si dhe gërshetimi ndër lëndor nxit interesin e nxënësve për orën e historisë.

Cila është këshilla që u jepni vazhdimisht nxënësve tuaj?

Të mësojmë mbi të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen.

(Portali Shkollor)

2,955 Lexime
7 vjet më parë