Të jesh mësues është privilegj
Të nderuar kolegë, le të përpiqemi të punojmë më vrull rinor e me eksperiencën mbi shpatulla sepse vetëm kështu do të marrim gjithmonë dashuri e respekt.
Të jesh mësues është privilegj!
Cdo ditë në shkollë është një ditë e vecantë, më emocione e sfida të mëdha. Shkolla përvec dijeve, u jep nxënësve edhe mësime për jetën, i mëson si të përballojnë cdo situatë, si humbje apo fitore. Procesi i gjatë i dijes është një angazhim i rëndësishëm për ne mësuesit, por jo vetëm aq, sepse ne përfshihemi në botën e nxënësve duke përjetuar gëzimet, kënaqësitë e ndonjëherë edhe shqetësimet e tyre. Misioni i mësimdhënies për ne nuk përfundon më orët e mësimit e kthimin në familje, por zgjat në kohë më vitet e tyre të studimit. Dëshira më e madhe është atëherë kur mirënjohja e tyre mbetet si relikë gjatë karrierës sonë. Atëherë ne e kemi arritur misionin tonë.
Të jesh mësues, pavarësisht peshës dhë zbehjes që ka marrë ky titull më kalimin e viteve, është një ndjesi, emocion, sepse sytë e të vegjëlve vijnë të drejtuara nga ti, sepse ata presin një këshillë apo një mendim nga ti, sepse ata të besojnë si një prind i dytë. Ti jep dhe merr. Është një marrëdhënie e ndërsjelltë, e bukur dhë e ndjerë. Kur ti mbetesh në mendjen e tyre si një model i mësuesit të përkushtuar e i njeriut të ditur, atëherë misioni ynë si mësues ka marrë vlerë.
Të nderuar kolegë, le të përpiqemi të punojmë më vrull rinor e me eksperiencën mbi shpatulla sepse vetëm kështu do të marrim gjithmonë dashuri e respekt.
DRILONA JASHARI
Drejtore e shkollës "Nenshat", Shkodër
(Portali Shkollor)
Si të përgjigjeni saktë në testimin me shkrim dhe me gojë (arsim)
Rëndësia e bashkëpunimit mësues-prind për mirëqenien e fëmijës dhe për një proces të suksesshëm mësimor
Në ndihmë të mësuesit kandidat ose praktikant