Studim

Suela Patoshi: Mbi mësimdhënien e standardit në librat e gjuhës amtare në AMU

Përmbajtja e kësaj mikroteze është e përbërë nga shqyrtimi i punëve me shkrim të nxënësve të klasave të 6,7,8,9 të disa shkollave urbane dhe rurale. Në përfundimet e nxjerra nga studimi rezulton që nxënësit tanë shkruajnë me shumë gabime drejtshkrimore, veçanërisht fjalët dhe fjalëformat që kanë zanoren ë.

Përmbajtja e kësaj mikroteze është e përbërë nga shqyrtimi i punëve me shkrim (detyra shtëpi, ese, etj) të nxënësve të klasave të  6,7,8,9, përkatësisht të shkollave (urbane dhe rurale: “Fiqiri Kurti”, “Rilindja”; “Mehmet Babamusta”; “28-Nëntori”- Vorrozen; “Qamil Xhani” – Luzi i Vogël.  


Në përfundimet e nxjerra nga studimi dhe analiza e ligjërimeve të shkruara të nxënësve theksojmë që: nxënësit tanë shkruajnë me shumë gabime drejtshkrimore, veçanërisht fjalët dhe fjalëformat që kanë zanoren ë.


Kjo sepse, nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur gjatë orëve të mësimit të drejtshkrimit veçanërisht në shkollat e fshatit ku mbizotëron dhe e folura krahinore. Mungesa, shtimi dhe futja pa kriter e zanoreve të tjera në vend të asaj ë bëjnë që ligjërimet të duken jo thjesht të gabuara, por edhe të shëmtuara në ligjërimin e saktë që duhet të kenë nxënësit.


Këto shmangie të nxënësve janë më të dukshme në ligjërimet e shkruara të tyre duke u nisur nga ajo çfarë ata dëgjojnë dhe pa marrë fare parasysh imazhin pamor të fjalës. Në përgjithësi objektivat ishin të qarta por realizimi nga çdo mësues është i ndryshëm. Po kështu, teknikat dhe strategjitë nuk mungojnë por duhet të zbatohen me përpikëri.


Do të propozoja që:

Së pari, të zhvillohen sa më qartë dhe sa më shumë orë drejtshkrimi gjatë vitit shkollor duke i kushtuar shumë vëmendje praktikës (detyra shtëpie, punë me shkrim, ese);

Së dyti, çdo punë me shkrim e nxënësve duhet të korrigjohet me kujdes dhe objektivisht nga mësuesit, duke i vënë në pah gabimet nxënësit dhe duke i bërë orë rishkrim;

Së treti, të mësohen rregullat drejtshkrimore jo thjesht teorikisht por, deri kur të kemi fituar shprehitë automatike të shkrimit standard të shqipes;

Së katërti, të zhvillohen sa më shumë diktime, ushtrime drejtshkrimore, dhe kopjime të pjesëve për të çuar nxënësin drejt rezultatit final të shkrimit sipas normës drejtshkrimore;

Së fundmi, rezultate të mira në ndreqjen e gabimeve drejtshkrimore jep puna e përbashkët e punës së mësuesit me nxënësit.


Nga Suela PATOSHI, Zv/drejtore në shkollën 9-vjeçare “Fiqiri Kurti” Kavajë, lënda: Gjuhë shqipe


Më poshtë gjeni studimin e plotë

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,697 Lexime
1 vit më parë