Programi Fulbright

Studimet në SHBA, kriteret që duhet të plotësoni

Programi Fulbright u jep mundësi profesionistëve të rinj dhe studentëve të diplomuar për të vazhduar studimet pas-universitare në Shtetet e Bashkuara. Bursat u akordohen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtim në detyrë në sektorin publik e privat.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranon aplikimet për vitin akademik 2018-2019 për programin Fulbright për studentë të huaj. Programi Fulbright u jep mundësi profesionistëve të rinj dhe studentëve të diplomuar për të vazhduar studimet pas-universitare në Shtetet e Bashkuara. Bursat u akordohen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtim në detyrë si në sektorin publik dhe atë privat, si edhe potencial për të sjellë një qasje pozitive në të ardhmen e Shqipërisë, në bazë të një niveli të lartë konkurrence.


Fushat e Studimit

  • Shkenca natyrore dhe sociale
  • Agrikulturë
  • Inxhinieri
  • Biznes
  • Ekonomik
  • Administrim Publik
  • Administrim Shëndetësor
  • Letërsi dhe gjuhësi
  • Psikologji
  • Bibliotekonomi
  • Kërkime arsimore
  • Juridik
  • Teatër/Balet
  • Arsim
  • Gazetari

Kohëzgjatja e grantit

Kjo bursë është e vlefshme për një ose dy vite akademike në një universitet në Shtetet e Bashkuara për të përfituar një diplomë master. Pjestarë të familjes mund të lejohen të shoqërojne kandidatin sipas rastit dhe plotësimit të kritereve. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën 2 vjet pas përfundimit të Programit.


Kërkesat për kualifikim

  • Diplomë universitare me të paktën 4 vite të plota studimi (ose 3+1, 3+2 sipas procesit te Bolonjës);
  • Minimumi 2 vite eksperiencë profesionale në fushën e studimit;
  • Aftësi të dukshme drejtuese
  • Nivel i përshatshëm i gjuhës angleze (580 ose me shumë në provimin e TOEFL) – dhënia e provimit të TOEFL-it nuk është detyrim në momentin e aplikimit;
  • Kombësi shqiptare
  • Limiti i moshës: 40

Personat që janë aktualisht të regjistruar në programet e studimit ne Shtetet e Bashkuara, të punësuar, të martuar me shtetas amerikanë, ose që kanë aplikuar për të emigruar, kanë kërkuar azil në shtet tjetër nuk janë të ligjshëm për të aplikuar.


Dispozitat financiare

Bursa e programit Fulbright garanton shkollimin, pagesë mujore për jetesë, libra dhe mjete shkollore, udhëtim vajtje ardhje në institucionin mikpritës. Bursa e programit Fulbright nuk rinovohet.


Procedura e aplikimit

Forma e aplikimit për programin Fulbright duhet plotësuar në mënyre elektronike, këtu.

Aplikimet duhen dërguar jo më vonë se data 15 Qershor 2017.


Aplikimi i plotë përfshin:

  • Formën e aplikimit (gjeneruar nga sistemi online)
  • Kopje të noterizuar të diplomës universitare dhe listës së notave nga të gjitha institucionet akademike e ndjekura më parë (një kopje)
  • Tre letra reference
  • Curriculum Vitae
  • Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin
  • Kopje e pasaportës
  • Kopje të çertifikatave nga kurse të kryera më parë (të vlefshme për fushën e studimit)

Pasi të plotësoni aplikimin online ju duhet ta printoni dhe ta postoni bashkë me dokumentat e tjera plotësuese në adresën e mëposhtme jo më vonë se data 15 Qershor 2017.


Fulbright Program

Public Affairs Office

U.S. Embassy

Rruga Elbasanit, Nr. 103

Tirana


Për informacion të mëtejshëm kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë 04 224-7285, email: [email protected] ose faqen në Facebook.


Kujdes: Aplikimet që do të dorëzohen ose postohen pas datës 15 Qershor 2017, apo të dërgohen si dokument Google ose We transfer nuk do të merren në konsideratë!

1,413 Lexime
7 vjet më parë