Plani strategjik i MAS

Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2014-2020

Dokumenti i Strategjisë parashtron përparësitë arsimore kombëtare për periudhën në fjalë dhe përbën kështu, një platformë gjithëpërfshirëse, brenda së cilës të mund të kontribuojnë aktorët institucionalë dhe grupet e interesuara

Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2014-2020 është një nga përbërësit e Planit Strategjik të Arsimit 2014-2020. Ajo plotëson aspektet e pa përmbushura të strategjisë 2009-2013 dhe mbështet përsosjen e mëtejshme të sistemit arsimor, që vlerësohet si një nga promotorët e zhvillimit të vendit dhe të përpjekjeve tona integruese.

Dokumenti i Strategjisë parashtron përparësitë arsimore kombëtare për periudhën në fjalë dhe përbën kështu, një platformë gjithëpërfshirëse, brenda së cilës të mund të kontribuojnë aktorët institucionalë dhe grupet e interesuara. 

Dokumenti është propozim për transformimin, për reformimin dhe përzhvillimin e arsimit tonë, sipas një modeli të frytshëm planifikimi, menaxhimidhe vlerësimi.

4,215 Lexime
8 vjet më parë