Standarde më të larta në edukim e shërbime
Rreth 200 fëmijët që frekuentojnë kopshtin nr.51 tashmë kanë një kopësht të rikonstruktuar dhe të modernizuar, i cili plotëson të gjitha nevojat e tyre për edukim dhe rritje të shëndetshme.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës përuron kopshtin nr. 51, të cilin e frekuentojnë mbi 200 fëmijë në kryeqytet.
Rreth 200 fëmijët që frekuentojnë kopshtin nr.51, në Njësinë Administrative nr.4 në Tiranë, tashmë kanë një kopësht të rikonstruktuar dhe të modernizuar, i cili plotëson të gjitha nevojat e tyre për edukim dhe rritje të shëndetshme.
Gjatë përurimit të kopshtit “Tomy &Jerry”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se përmes investimeve të bëra gjatë vitit të fundit në godinat arsimore, me rritjen e cilësisë së shërbimit, është kthyer edhe besimi tek institucionet publike.
“Kemi 200 princër dhe princesha, në këtë kopësht, që do të thotë se kemi kthyer besimin tek institucionet publike. Bashkia menaxhon kopshtet e çerdhet ndonjëherë shumë më mirë sesa edhe privatët, nga cilësia e shërbimit e edukatoreve tona, nga stafi i përkushtuar, nga cilësia eushqimit, por më në fund edhe nga cilësia e infrastrukturës”, theksoi Veliaj.
Veliaj u shpreh se, me punën që është bërë me çerdhet dhe me rikonstruktimin e 23 kopshteve, fëmijët e Tiranës do të kenë strehat ideale nga ku mund të nisin rrugëtimin “të gjithë futbollistët e ardhshëm, shefat e mëdhenj, etj”.
Hartimi i projektit kurrikular
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Kualifikimi i mësuesve sipas udhëzimit të ri