Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, 33 mijë maturantë do të testohen për gjuhën e huaj
Mbi 33 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të parë, atij të lëndës së huaj. Gjithsej në të gjithë vendin do të jenë 167 qendra testimi dhe 7 mijë mësues administrues. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë.
Mbi 33 mijë maturantë në vendin tonë do t’i nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore këtë të enjte, atij të gjuhës së huaj.
Testi nis në orën 10:00 he zgjat 2 orë e gjysmë. Përpara se të hyjnë në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.
Ne klasa do të jenë 15-20 nxënës maturantë që do të japin provimin. Kushtet do të jenë strikte.
Nuk do të lejohet telefoni dhe do të ketë kontrolle për kopje. Nëse nxënësi kapet duke kopjuar do të penalizohet dhe do shkojë për vjeshtë.
Drejtues të ministrisë së Arsimit kanë siguruar se nuk do të ketë pyetje jashtë programit mësimor.
Teza e provimit përmban pyetje me alternativë dhe me zhvillim, të gjitha të shkallëzuara sipas niveleve të nxënësve.
60 janë pikët maksimale për dhjetën absolute, ndërsa që maturanti të jetë kalues duhet të zgjidhë 25% të pyetjeve.
Për mbarëvajtjen e provimit, janë angazhuar 7 mijë mësues administrues, jo të shkollave të mesme, si dhe janë vënë në dispozicion në të gjithë Shqipërinë, 167 qendra testimi, ku 31 janë vetëm në kryeqytet.
Pas testit të gjuhës së huaj, më 11 qershor është provimi i gjuhës shqipe, më 17 qershor lënda e matematikës dhe më 24 qershor provimi me zgjedhje.
Kaltra Tafani
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hartimi i projektit kurrikular
Merrte para nga studentët, pezullohet nga detyra rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi
Nis Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve