Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, 28 mijë maturantë do të testohen në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
Ditën e sotme, rreth 28 mijë maturantë do të testohen për njohuritë e tyre në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi. Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat plot dy orë e gjysmë. Provimi do të zhvillohet në 144 qendra në të gjithë vendin. Rreth 2900 mësues dhe punonjës të arsimit do të jenë pjesë e monitorimit.
Rreth 28 mijë maturantë do të testohen ditën e sotme për njohuritë e tyre në lëndët Gjuhën Shqipe dhe Letërsi.
Pas provimit të parë të Maturës Shtetërorë, atë të Gjuhës së Huaj, gjimnazistët do të duhet t’i japin sot zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim në lëndën Gjuhë shqipe dhe Letërsi.
Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:00.
Testi përmban gjithsej 60 pikë. Provimi do të zhvillohet në 144 qendra në të gjithë vendin. Mësohet se do të jenë rreth 2900 mësues dhe punonjës të arsimit që do të jenë pjesë e monitorimit dhe administrimit të provimeve.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale ka uruar sot të gjithë maturantët që zhvillojnë sot provimin e rëndësishëm të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
“SUKSESE të gjithë maturantëve, që zhvillojnë sot provimin e rëndësishëm të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë”- ka shkruar ajo.
Ndërkohë provimi i radhës për maturantët do të jetë ai në lëndën e matematikës më datë 18 qershor.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hartimi i projektit kurrikular
Datat e provimeve të lirimit 2021
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!