
Sot dita e fundit e shkollës/ Ministrja Kushi nxënësve: Lexoni sa më shumë libra gjatë verës
Sot është dita e fundit e shkollës për vitin shkollor 2022 – 2023. “Tashmë është koha të shijoni pushimet verore”, - shkruan Kushi, duke u sugjeruar nxënësve që krahas argëtimit me familje dhe shokët e shoqet, të mos harrojnë dhe librat.
Sot është dita e fundit e shkollës për vitin shkollor 2022 – 2023. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Ministrja Kushi ka zgjedhur t’u urojë pushime të mbara të gjithë nxënësve.
“Tashmë është koha të shijoni pushimet verore”, - shkruan Kushi, duke u sugjeruar nxënësve që krahas argëtimit me familje dhe shokët e shoqet, të mos harrojnë dhe librat.
“Sot është dita e fundit e mësimit për këtë vit shkollor dhe jo rastësisht zgjodha t’ju përshëndes së bashku me Elisën, nxënësen e klasës së 4-t në shkollën 'Hasan Vogli' Tiranë, e cila është shpallur fituese e konkursit 'Miku i Librit' me numrin më të lartë të librave të lexuar gjatë këtij viti shkollor, në klasën e saj. Duke ju uruar pushime të mbara, ju ftoj që përveç udhëtimeve, lojërave dhe aktiviteteve sportive, të lexoni sa më shumë libra në këtë stinë vere!”

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Starton PISA 2025 në Shqipëri: Mbi 6 mijë nxënës në testim, masa të reja për mësuesit dhe nxënësit