Kukësi mikëpritës

Sidi education aktivitet me rastin e 20-vjetorit të krijimit

Sidi Education aktivitet muziko-letrar me këngë, recitime e pjesë teatrale me rastin e 20-vjetorit të krijimit. Kompania operon në fushën e arsimit që prej vitit 1998, si distributorë lokalë për Shqipërinë dhe Kosovën në profilin e gjuhëve të huaja.

Me rastin e 20 vjetorit të krijimit, kompania Sidi Education organizoi në Kukës një aktivitet të larmishëm muziko-letrar me këngë, recitime dhe pjesë teatrale në gjuhën angleze ku performues ishin vetë nxënësit e saj. Festës iu bashkuan të ftuar nga qendrat e tjera të Sidi Education, Vlorë, Fier, Elbasan, Laç, Lezhë si dhe mysafirë nga Peja, Kosova etj. 


Sidi Education ka filluar aktivitetin në fushën e arsimit, në profilin e gjuhëve të huaja në vitin 1998 si distributorë lokalë për Shqipërinë dhe Kosovën të botuesve të mirënjohur në botë si; Express Publishing, Macmillan, Cle-International, Edilingua, Langenscheidt, Eli Edizioni, Hachette etj. Në prezantimin e rastit u theksua se Sidi Education për herë të parë ka miratuar në Shqipëri, tekste të gjuhëve të huaja nga botues të huaj nga Ministria e Arsimit  Rinisë dhe Sportit për shkollat shtetërore (Klasë 3-12) duke sjellë tekste bashkëkohore shumica në format digjital (elektronik). 


Në fjalimin përshendetëse përfaqësuesi i Sidi Education, Z.Veliu, tha se “misioni i kësaj kompanie në këto viti ka qenë ofrimi i një partneriteti të qëndrueshëm me nxënësit, mësuesit, institucionet arsimore dhe më tej, mision i cili konsiston në rritjen e standarteve të mësimdhënies sipas kërkesave të kohës dhe shërbime të standartizuara bashkëkohore në fushën e arsimit”


Por, Sidi Education nuk ofron vetëm libra por edhe një partneritet të qëndrueshëm me mësuesit dhe shkollat i cili konsiston në trajnime të shpeshta të mësuesve, paisje falas me materialet e mësuesit, bazë materiale falas për shkollat. Sidi Education operon si rrjeti më i madh i qendrave të gjuhëve të huaja në shumë qytete të Shqipërisë. Qëndra e gjuhëve të huaja ofron kurse të përgjithshme në gjuhën angleze, italiane, gjermane dhe frënge. Elementët si infrastruktura moderne, metodat interaktive të mësimdhënies, teknologjia dixhitale e implentuar, zbatimi i saktë i programeve, mësimdhënës të kualifikuar dhe me përvojë bëjnë që rrjeti i qëndrave Sidi Education të ofrojë një standart shumë të lartë në mësimin e gjuhëve të huaja. 


Jo pa qëllim aktiviteti i 20 vjetorit të krijimit të Sidi Education u organizua në qytetin e Kukësit, si qyteti shqiptar i mikëpritjes dhe i bujarisë. Njëra prej pjesmarrëseve të aktivitetit kishte realizuar një guidë të shkurtër mbi historikun dhe qytetin e sotëm të Kukësit nën titullin “Welcome to Kukes –The city of hospitality. Bread and salt, but heartily!” (Mirë se erdhët në Kukës, qytetin e mikëpritjes. Buke e kripë, por me zemër!). 


Detajet interesante të kësaj guide mund t’i shihni mëposhtë: 

(Portali Shkollor)

2,275 Lexime
6 vjet më parë