Si është shkolla sot, ashtu do të jetë e ardhmja e Shqipërisë
"Vazhdoni të punoni shumë dhe do ta shihni që frytet e punëstuaj do të duken në të ardhmen sepse si është shkolla sot ashtu do të jetë e ardhmja e Shqipërisë."
“...Samiu ka qenë, është dhe do të jetë më i miri”, kështu u shpreh pak kohë më parë drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri” Teuta Dobi, e bindur se kjo shkollë është më e mira. Kështu mund të shprehet vetëm një drejtuese e cila është gjithmonë pranë stafit pedagogjik dhe pranë nxënësve duke i ndihmuar, duke besuar tek ata dhe duke u siguruar që të gjithë së bashku të arrijnë rezultate maksimale. Karta e Performancës vërtetoi se ky gjimnaz ka arritur rezultatet më të larta. Drejtoresha Teuta Dobi tregon për Portalin Shkollor se si është pritur ky sukses në gjimnazin “Sami Frashëri”.
Urime për renditjen si gjimnazi më i mirë nga Drejtoria Arsimore Tiranë. E prisnit të ishit të parët?
Me rezultatet e arritura në fund të vitit shkollor dhe ato të Maturës Shtetërore pretendonim të ishim të parët në kryeqytet.
Çfarë do të thotë për ju të drejtoni gjimnazin më të mirë?
Të jesh më i miri në kryeqytet sigurisht që është vlerësim shumë i madh dhe njëkohësisht detyrim i madh.
Si reaguan mësuesit pas vlerësimit që ju morët? Po nxënësit?
Mësuesit u ndjenë të vlerësuar për punën e tyre njëkohësisht edhe nxënësit. Sigurisht nxënës e mësues ndjehemi krenarë për vendin që kemi arritur.
Po prindërit ju kanë uruar? Cili ka qenë urimi më i bukur që keni marrë?
Urimet kanë qenë të shumta nga prindër, ish nxënës si: Ledio Hala i cili uron “Urime, krenar që kam qenë nxënës i këtij gjimnazi të suksesshëm në edukim.”
Cilat janë objektivat tuaja tani?
Ky çmim na vë detyra të mëdha për të ardhmen në mënyrë që ta ruajmë këtë pozicion edhe vitet e ardhshme. Ky është objektivi ynë tani.
Si do t’i përgjigjeni fluksit të kërkesave për regjistrime në fillim të vitit të ri shkollor? (Mbase që tani kanë nisur kërkesat e para....)
Kërkesa për këtë gjimnaz ka qenë e madhe dhe vijon të jetë në rritje.
Cili është mesazhi juaj për stafin pedagogjik dhe për nxënësit e shkollës “Sami Frashëri”?
Urimi im: Vazhdoni të punoni shumë dhe do ta shihni që frytet e punës tuaj do të duken në të ardhmen sepse si është shkolla sot ashtu do të jetë e ardhmja e Shqipërisë.
(Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
Për ty nëna ime, sepse nënat janë frymëzim i jetës