15-vjeçari shqiptar krijon robotin nga printeri 3D
15-vjeçari shqiptar ka mahnitur Greqinë me aftësirtë e tij. Adoleshenti Dhimitër Haxhi ka krijuar një robot nga një printer 3D dhe ka fituar një çmim nga Ambasada Amerikane në Greqi
15-vjeçari shqiptar ka mahnitur Greqinë me aftësirtë e tij. Adoleshenti Dhimitër Haxhi ka krijuar një robot nga një printer 3D dhe ka fituar një çmim nga Ambasada Amerikane në Greqi.
15-vjeçari shqiptar jeton dhe studion në Kavala. Në Greqi ai mban emrin Dimitris Hatzis.
“Urime Dimitris Hatzis, këtij 15-vjeçari që studion në Kavalla për krijimin e një roboti humanoid nga një printer 3D! Me këtë krijim Dimitris i përket tani një grupi të vogël që ekzistojnë në botë. Krijimi i tij është pjesë e projektit “InMoov”, një platformë burimi e hapur që është përqëndruar rreth përmasave të robotit humanoid nga një printer 3D.
Haxhi arriti të ndërtonte robotin pas një pune të përditshme 1-vjeçare dhe tani është një nga gjashtë njerëzit e vetëm në botë që kanë mundur të përfundojnë këtë mision. Pesë të tjerët janë, përfshirë dhe dizenjuesin origjinal të robotit, francezin Gael Langevin, dy rusë, një italian dhe një gjerman. Haxhi është më i riu në grup, dhe më i riu në moshë”, shkruan ambasada amerikane në Athinë.
Festojmë 28-29 nëntorin!
Ese: Mjedisi dhe njeriu
Letër falenderuese mësuesit