BOTIM I RI

Shtëpia botuese "Albas" sjell në shqip librin me poezi "Apokalipsi i Kasandrës"

Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihej për dhuntitë e saj profetike.

Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihej në lashtësi për dhuntitë e saj profetike. Kasandra e Dimitriadisit është një anti-Kasandër, një grua e dhënë totalisht pas joshjes dhe dashurisë me Apolonin, e cila pohon dhe ripohon shprehjen e njohur të Niçes: “Trupi ka më shumë të drejtat se dituria më e madhe”.


Kasandra e Dimitriadisit është një rrëfim në retrospektivë e ndjesive seksuale të përjetuara nga ajo pas bashkimit të saj me Apolonin dhe shndërrimit të jo-së së saj të dikurshme në po.


Dimitris Dimitriadis ka lindur në vitin 1944 në Selanik. Është dramaturg, poet, prozator, eseist, etj. Në vitin 2010 u nderua me çmimin "Autori Bashkëkohor i Vitit" në Paris. Dimitriadis shuhet kryesisht për rikrijimin dhe ridramatizimin e disa prej tragjedive dhe miteve më të njohura të atikitetit grek. Veprat e tij janë përkthyer në anglisht, arabisht, gjemanisht, italisht, katalanisht, portugalisht, rumanisht, usisht, spanjisht, shqip dhe kryesisht frengjisht.   



(Portali Shkollor)

1,952 Lexime
5 vjet më parë