Shqiptarja merr çmimin ndërkombëtar “EA of Nuclear Medicine”
Egesta Lopçi, studiuesja muslimane me origjinë shqiptare, por e diplomuar në Bolonja në vitin 2006
Egesta Lopçi, studiuesja muslimane me origjinë shqiptare, por e diplomuar në Bolonja në vitin 2006, në kirurgji ka fituar për të dytin vit radhazi çmimin ndërkombëtar në fushën e kërkimeve mjekësore nga “European Association of Nuclear Medicine”, për idetë e saj novatore në aplikimin e tomografisë dhe PET-it, si metoda diagnostikimi të kancerit të prostatës.
Ndonëse thuajse e panjohur në Shqipëri, Egesta Lopçi është specializuar në 2011 për mjekësi nukleare dhe është mjaft e angazhuar në fushën kërkimore onkologjike në Itali, thuajse për të gjitha llojet e tumoreve, pranë ” Humanitas Clinical and Research Center” në Milano.
Ajo është autore e 75 artikujsh të ndryshëm shkencorë, ndërsa është specializuar edhe në Hollandë e Britaninë e madhe për onkologjinë pediatrike.
Letër falenderuese mësuesit
Për Klodin: Një udhëtim i paharruar mirësie...
Ese: Mjedisi dhe njeriu