RREGULLAT GJUHËSORE

Shpjegim i shkurtër i fjalëve komemorative, nderë e nder

Ngaqë dikush e shtroi një çështje për diskutim dhe pyeti se a është e drejtë të shkruhet “komemorative” dhe si duhet në shqip, unë po i jap disa shpjegime rreth kësaj fjale dhe dy fjalëve të tjera (nderë e nder) - si kumtim.

Jo: Mbledhje komemorative për nderë të...

Duhet: Mbledhje përkujtimore për nder të...

Fjala e huaj “komemorative” (commemorative) e ka prejardhjen nga gjuhët neolatine (italishtja, frëngjishtja dhe rumanishtja). Ajo është e tepërt dhe përdoret pa qenë nevoja. Në gjuhën shqipe, bën: “përkujtimore”.

Fjala “nderë” është përdorur gabimisht në vend të fjalës “nder”. Këto dy fjalë kanë kuptime të kundërta dhe shkruhen ndryshe nga njëra-tjetra, njëra me -ë dhe tjetra pa -ë fundore.

Shpjegimi i kuptimit të fjalëve “nderë” e “nder”

Vëmendje:

1. Fjala “nderë” (si mbiemër) duhet të përdoret vetëm në ato raste kur diçka është i/e cekët, i hapur dhe i acaruar. P. sh.: Pjatë e nderë. Klasë e nderë. Situatë e nderë.

2. Fjala “nder” duhet të përdoret vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me nderim, lavdi e krenari. P. sh.: Për nder të... Ka nder. Djalë me nder.

(MA. Mentor Hajrizi; Portali Shkollor)

7,388 Lexime
6 vjet më parë