Aktualitet

Shpallet thirrja për aplikimet e punonjësve të shërbimit psiko-social/ Kushi: Këtë vit vijmë me një risi!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale njoftoi hapjen e thirrjes për punonjës të shërbimit psiko-social, i cili këtë vit sjell edhe një risi për ata punonjës ekzistues që kërkojnë të bëjnë lëvizje paralele, brenda zyrës arsimore ku janë të punësuar.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale njoftoi hapjen e thirrjes për punonjës të shërbimit psiko-social, i cili këtë vit sjell edhe një risi për ata punonjës ekzistues që kërkojnë të bëjnë lëvizje paralele, brenda zyrës arsimore ku janë të punësuar.



Postimi i plotë i ministres:

"Sapo kemi shpallur thirrjen për punonjës të shërbimit psiko-social në shkolla, me qëllim fuqizimin e këtij shërbimi dhe mbulimin më të plotë të nevojave në të gjithë territorin, përfshirë edhe zonat periferike dhe të largëta.


Kjo procedurë këtë vit sjell edhe një risi, si përgjigje e kërkesave të vazhdueshme të vetë punonjësve psiko-social. Të gjithë ata që dëshirojnë të kryejnë lëvizje paralele brenda zyrës arsimore ku kanë tashmë emërimin e përhershëm, mund të dorëzojnë kërkesën me postë në DRAP-in përkatës brenda datës 4 gusht 2023.


Ndërsa për kandidatët që kërkojnë të punësohen për herë të parë, aplikimet janë të hapura deri në datën 9 gusht 2023 dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet përsëri me postë në DRAP.


Shpalljet e vendeve vakante bëhen sipas zyrave arsimore, në varësi të përfundimit të procedurave të lëvizjes paralele. Detajet e mëtejshme janë publike në çdo DRAP, ku edhe mund të gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm.


Mirënjohje të gjithë punonjësve të këtij shërbimi për punën dhe përkushtimin që tregojnë çdo ditë pranë nxënësve dhe mësuesve tanë dhe suksese të gjithë kandidatëve të rinj!".





© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,481 Lexime
1 vit më parë