Shpallen tri esetë më të mira për 17 Shkurtin
Aktivi Profesional i Gjuhës Shqipe ka organizuar një garë për esenë më të mirë në nivel shkolle. Gara u organizua për nder të 9-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe u mbajt të mërkurën më 15 shkurt 2017.
Aktivi Profesional i Gjuhës Shqipe ka organizuar një garë për esenë më të mirë në nivel shkolle. Gara u organizua për nder të 9-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe u mbajt të mërkurën më 15 shkurt 2017, nga ora 13:00 në ambientet e objektit të SHMLP-së “Bahri Haxha” në Vushtrri.
Për të marrë pjesë në garë janë paraqitur 48 nxënës të klasave të dhjeta, të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta, por vetëm 24 prej tyre i janë nënshtruar esesë.
Shkrimi i tipit eseistik letrar (artistik) i nxënësve u vlerësua duke pasur për bazë standardet e një eseje të mirëfilltë dhe gjithnjë duke ndjekur këto procedura (kritere) dhe këta hapa:
1. Shkrimi duhet të jetë origjinal dhe jo plagjiaturë,
2. Shkrimi duhet të jetë i kuptueshëm,
3. Shkrimi duhet të mos ketë gabime gjuhësore,
4. Shkrimi duhet të përmbajë mjete të stilistikës gjuhësore dhe të stilistikës letrare,
5. Paragrafët dhe ndarja e tyre duhet të organizohen mirë,
6. Idetë duhet të jenë të renditura si duhet,
7. Hyrja duhet ta tërheqë vëmendjen e lexuesve (të jetë e goditur),
8. Shkrimi nuk duhet të ketë fraza të përsëritura,
9. Shkrimi nuk duhet të ketë fjalë dhe fjali që tingëllojnë gabimisht,
10. Mbyllja duhet t’i përmbledhë të gjitha idetë.
Nxënësit në esetë e tyre nuk kanë shkruar emrin dhe mbiemrin e tyre. Ata kanë pasur nga një kod dhe përmes atij kodi janë identifikuar. Nxënësit kanë qenë të lirë të rrumbullakojnë njërën prej katër temave të përzgjedhura nga komisioni për garën e esesë më të mirë. Nxënësit me esetë më të mira u shpërblyen me mirënjohje dhe me dhurata simbolike nga menaxhmenti i shkollës “Bahri Haxha”.
Vendin e parë e zuri maturantja Mergime Brahimi (Kodi: 0019, klasa:XII-11), me temën “Akti heroik i dëshmorëve tanë - Histori lavdie për një vepër të pavdekshme”.
Vendin e dytë e zuri maturantja Vjollca Maloku (Kodi: 0044, klasa:XII-8), me temën “Të ikësh do të thotë të vdesësh pak nga pak”.
Vendin e tretë e zuri nxënësja e klasës së dhjetë Djellza Strana (Kodi: 0022, klasa: X-13), me temën “17 Shkurti - Themel lirie për ne e për brezat e rinj”.
Komisioni vlerësues:
1. Prof. Nexhmije Musiqi
2. Prof. Baki Ademi
3. MA. Mentor Hajrizi
Rezultatet për tri esetë më të mira janë kumtuar të enjten, më 16 shkurt 2017.
Mësimdhënësit e gjuhës shqipe dhe të letërsisë falënderojnë të gjithë nxënësit që morën pjesë në këtë garë të organizuar nga vetë ata.
(Portali Shkollor)
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Kualifikimi i mësuesve sipas udhëzimit të ri
Fondi i pyetjeve për provimin e licencës, për të gjitha profilet