Aktualitet

Shpallen 16 shkollat gjysmëfinaliste të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe ka mbërritur në fazën më emocionuese të tij në gjysmëfinalet e tij ku janë shpallur dhe 16 shkollat që do të përfaqësojnë Zyrat Vendore Arsimore në garën që do të organizohet në Tiranë.

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe ka mbërritur në fazën më emocionuese të tij në gjysmëfinalet e tij ku janë shpallur dhe 16 shkollat që do të përfaqësojnë Zyrat Vendore Arsimore në garën që do të organizohet në Tiranë.

 

16 shkollat gjysmëfinaliste janë:  “Jeronim De Rada”, Tiranë, “Kushtrimi i Lirisë”, Durrës, “Rilindja”, Kavajë, Shkolla 9- vjeçare, Vorë, “A.Z. Cajupi”, Libohovë, “Ismail Klosi”, Mallakastër, “Naun Doko”, Roskovec, “5 Dëshmorët”, Ksamil, “Muhamer dhe Esat Minarolli”, Pogradec, “28 Nëntori”, Kuçovë, “Adem Bedalli”, Peqin, “Ditëro Agolli”, Devoll, “Edith Durham”, Shkodër, Shkolla 9- vjeçare Letaj, Has, “Migjeni”, Pukë dhe “Gjon Ndoci”, Vau i Dejës.

 

Gjysmëfinalja do të ofrojë 8 përballje për të zbuluar cilët do të jenë finalistët, të cilët do të shpallen drejtpërdrejt në ekranin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

 

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe në Vitin e Gjuhës Shqipe të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, synon të inkurajojë nxënësit jo vetëm të konkurrojnë, por edhe të zgjerojnë horizontet e tyre kulturore dhe të mësojnë më shumë për gjuhën dhe trashëgiminë e tyre, duke theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe si një pjesë thelbësore e identitetit tonë kombëtar në një epokë të shpejtë të ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike.

 

Tema e këtij viti, "Gjuha shqipe si identitet kombëtar, kulturor dhe komunikimi në epokën e teknologjisë," reflekton rëndësinë e gjuhës sonë si një urë mes traditës dhe modernitetit, duke theksuar nevojën për të ruajtur dhe zhvilluar thesarin tonë gjuhësor në një botë gjithnjë e më të globalizuar.


 

Ky edicion gjithashtu ka një rëndësi të veçantë, pasi përkon me 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.


Kaltra Tafani 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,844 Lexime
7 muaj më parë