Shkolla pa ngrohje, nxënësit: Është ftohtë, s’rrihet në klasë
Në një kohë kur temperaturat në Korçë janë ulur deri në -15 gradë celcius,nxënësit në Shkollën e mesme të bashkuar në fshatin Mollas të rrethit Kolonjë, zhvillojnë mësimin pa ngrohje
Në një kohë kur temperaturat në Korçë janë ulur deri në -15 gradë celcius,nxënësit në Shkollën e mesme të bashkuar në fshatin Mollas të rrethit Kolonjë, zhvillojnë mësimin pa ngrohje.
Ata thonë se mësimi në këto kushte është thuajse i pamundur, ndërsa detyrohen të veshin rroba të trasha për të përballuar acarin ndërsa dëshira e vetme për ta është ndërtimi i një shkolle si gjithë të tjerët.
Nga ana tjetër shqetësimi ngrihet edhe nga drejtori i kësaj shkolle, Marjol Beqiri i cili thotë se kushtet janë të vështira ndërsa temperaturat kanë sjellë edhe reduktimin e orëve të mësimit pasi është e pamundur zhvillimi normal i proçesit mësimorë. Në shkollën e Mesme të Bashkuar “Mustafa Jashari” zhvillojnë mësimin 78 nxënës në kushte të mjerueshme ndërsa investimet e premtuara prej vitesh kanë mbetur në një copë letëe duke rrezikuar rrënimin e godinës.
(News24)
Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese
Publikohen datat për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z, Matura Shtetërore 2025
Shkollat në Tiranë, deri në orën 16:00 prej shtatorit, Rama: Nxënësit do të kenë të siguruar edhe drekën