Shkolla dimërore në Londër
Shkolla dimërore në një prej kryeqyteteve më sharmante evropiane, në Londër, përfundoi aktivitetet e saj interesante e të larmishme. Nxënësit pjesmarrës u kthyen në shtëpi pas një udhëtimi që zgjati 8 ditë.
Shkolla dimërore në një prej kryeqyteteve më sharmante evropiane, në Londër, përfundoi aktivitetet e saj mjaft interesante e të larmishme. Nxënësit pjesmarrës u kthyen në shtëpi pas një udhëtimi që zgjati 8 ditë. Shëtitjet atje u organizuan në disa prej pikave turistike më të njohura.
Fillimisht nxënësit vizituan Parkun Kombëtar dhe u argëtuan në Qytetin Kidzania, një ambient dedikuar totalisht fëmijëve. Më pas radhën e kishte shëtitja njëditore, që u dha mundësinë të shihnin nga afër Pallatin Mbretëror ose Buckingham Palace, Hyde Park, Westminster, Trafalgar Square, Kullën e lartë të Big Ben, Syrin e Londrës, lundruan me varkë në lumin Thames, i cili ofron pamje nga i gjithë qyteti dhe vizituan Akuariumin mahnitës të Londrës.
Në ditët në vijim u vizituan qyteti i Oksfordit dhe Universiteti i tij, Muzeu Historik Natyral dhe Muzeu i Shkencës, Stadiumi i Arsenalit, Toka e Çudirave Dimërore, Muzeu prej Dylli i Madam Tussauds, ku mund të gjesh skulptura prej dylli të njerëzve më të famshëm, Kinemaja “Imax” dhe setet ku janë realizuar xhirimet e filmave hit për fëmijë, “Harry Potter” dhe “Liza në Botën e Çudirave”. Dhe së fundi, fëmijët bënë shopping në Qendrën Tregtare Westfield.
Ndërthurur me shëtitjet, ditë pas dite, u zhvilluan edhe disa orë mësimi në anglisht, të cilat i thelluan edhe më tepër dijet që këta nxënës kanë marrë në shkollë.
(Përgatiti: Elda Rrustemi; Portali Shkollor)
Hartimi i projektit kurrikular
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!