Shkodër, Albas takim me rrjetin profesional mësuesve të gjuhës dhe letërsisë
Risi për marrjen e materialeve të përgatitura nga shtëpia për në klasë: USB dhe DVD jo më të nevojshme. Ekipi i trajnerve të e-librit Albas sjell detajet në ftesën që u bëri rrjeti profesional i mësuesve të gjuhës dhe letërsisë në Shkodër.
Menjëherë pas takimit të zhvilluar në Tiranë me rrjetin e mësuesve të gjuhës shqipe dhe letërsisë, ka ardhur ftesa që u kanë bërë vetë mësuesit e rrjeteve profesionale ekipit të trajnerve të e-librit Albas për të ditur më shumë rreth përdorimit teknologjik të librave. Mësuesit e rrjetit profesional të gjuhës dhe letërsisë në Shkodër pritën ekipin e posaçëm në një takim në shkollën e mesme “Jordan Misja”.
Përgjegjësi i IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija i informoi ata mbi përditësimin e fundit të platformës shkollore albas e-libër. Risia qendron në faktin se tashmë mësuesve nuk u duhen më USB ose DVD për të marrë nga shtëpia në klasë informacionet shtesë për një orë mësimi të zakonshme ose orë model, të hapur etj. Forma më e re konsiston në shtimin e këtyre informacioneve, të shkruara, foto ose video, në brendësi të librit digjital.
Dudija i informoi gjithashtu mësuesit se platforma shkollore Albas e-libër nuk ka nevojë për internet. “Vazhdimisht ka probleme me internetin në shkollë, prandaj ju bëjmë me dije se ju keni nevojë për internet vetëm në momentin që shkarkoni librin, më pas ju mund të punoni pa internet. Kjo është bërë e mundur vetëm për të lehtësuar punën tuaj të përditshme, pasi ju shpesh herë përballeni me vështirësi të ndryshme”, u shpreh ai.
Gjithashtu në këtë takim të zhilluar me rrjetin profesional të mësuesve të gjuhës dhe letërsisë Shkodër ekipi trajnues i Albas theksoi edhe një herë rëndësinë e përdorimit të teksteve shkollore digjitale platformën shkollore Albas e-libër në orët e hapura. Libri digjital bën të mundur që mësuesi të bëjë pjesë të përgatitjes edhe nxënësin duke krijuar profilin e personalizuar dhe grupet përkatëse. Mësuesi mund të shpërndajë në grup materiale të cilat mund t’i shikojnë nxënësit si: detyra, teste, ushtrime etj. Në këtë mënyrë, mësuesi dhe nxënësit bashkëpunojnë në distancë dhe virtualisht janë në klasë dhe ndjekin njëri-tjetrin.
Libri digjital është i pasur me materiale multimediale si: audio, video, foto, 3D, linqe, materiale te tjera shtesë. Ju mund t’i përdorni këto materiale në klasë dhe të diskutoni me nxënësit rreth tyre. Videot dhe audiot nuk janë të gjata, gjë kjo e planifikuar që nxënësit të mos shpërqëndrohen por njëkohësisht edhe ora e mësimit ka ritëm.
Por sa të njohur ishin vetë këta mësues me librin digjital?
Rrjeti profesional i mësuesve të gjuhës dhe letërsisë Shkodër ishin të orientuar përsa i përket funksionimit të librit digjital kjo dhe prej vetë kohës që ka kaluar që nga vendimi i MAS për këtë çështje. Për ta ishte gjithashtu i njohur edhe fakti i domosdoshmërisë së përdorimit të këtyre librave në një orë mësimi. Mësuesja e letërsisë, Gentjana Dibra, mes kolegëve të tjerë u shpreh tepër e kënaqur që nëpërmjet këtyre librave ka mundur të zhvillojë orë mësimi më të këndshme me nxënësit e saj duke iu ofruar atyre jo vetëm informacione shtesë, por edhe imazhe pamore të cilat nuk gjenden në librat e printuar. Problemi kryesor që hasin mësuesit në vënien në praktikë të përdorimit të librit digjital është ana infrastrukturore. Jo të gjitha shkollat janë të paisura me paisje të tilla si, video projektor, kompjutera apo qasje interneti.
(Portali Shkollor)
Hartimi i projektit kurrikular
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!